Në PD shpërthen festa me fishekzjarrë për fitoren e Berishës

2026-05-23 22:23:01Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Në PD shpërthen festa me fishekzjarrë për fitoren e

Pak minuta pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve në PD me një kandidat, ku fitues me 96% të votave pro u rikonfirmua Sali Berisha, mbrëmjen e sotme (23 janar), ka shpërthyer edhe festa në selinë blu.

Qindra fishekzjarrë janë hedhur në selinë e PD-së për të festuar këtë fitore pa rivalë.

Berisha në fund të fjalimit të tij ku foli si për kundërshtarin politik në qeveri ashtu edhe për ata të brendshëm, u duartrokit nga të pranishmit dhe u përshëndet me drejtues dhe mbështetës prezentë të opozitës.

Nga 38 902 vota të vlefshme gjatë procesit elektoral në PD, rezultoi se 37341 vota ishin pro për konfirmimin e Sali Berishës si kryetar. 39441 ishte numri total i votave.

Berisha fitoi me 96% të votave të përgjithshme. Vota të pavlefshme ishin 539, kurse kundër 1055 dhe 506 abstenime.

Në një deklaratë për mediat, Kryetarja e Komisionit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) në PD Albana Vokshi theksoi se procesi ishte procesi ishte transparent i rregullt dhe i qetë.


Video