Meta kërkon të dalë nga kafazi i xhamtë dhe të lejojë kamerat në sallë, GJKKO rrëzon dy kërkesat

2026-11-05 11:59:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Meta kërkon të dalë nga kafazi i xhamtë dhe të

Në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) po vijon seanca gjyqësore ndaj ish-çiftit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, të cilët janë të pranishëm në sallën e gjyqit.

Në nisje të seancës, Meta parashtroi tre kërkesa përpara gjykatës. Ai kërkoi të largohej nga kafazi i xhamtë dhe të ulej pranë avokatit të tij mbrojtës, të lejohej transmetimi me kamera i procesit gjyqësor, si dhe të verifikoheshin pajisjet e përgjimit në ambientet e paraburgimit, ku pretendon se mund të përgjohet gjatë takimeve me avokatin Bujar Musta.

Prokurori Arben Kraja kundërshtoi kërkesën për lejimin e kamerave në sallën e gjyqit. Sa u përket pretendimeve për përgjimin në paraburgim, ai argumentoi se kjo çështje nuk është në kompetencën e SPAK. Ndërsa për kërkesën e daljes nga kafazi i xhamtë, ia la vendimmarrjen gjykatës.

Pas shqyrtimit të kërkesave, trupi gjykues vendosi të rrëzojë dy prej tyre. Për pretendimet e Metës lidhur me përgjimin e komunikimeve me avokatin, gjyqtari Erion Bani bëri me dije se çështja do t'i përcillet Drejtorisë së Burgjeve.

Seanca e sotme zhvillohet në kuadër të shqyrtimit në themel të çështjes penale ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.


Video