Details of the storm in the administration, here's who will resi...
/ 2026-10-22 22:25:00Focus

Ministria e Shëndetësisë në Quebec, në Kanada, është përfshirë në një skandal si pasojë e një pakujdesie “të vogël”.
Sipas mediave të huaja mësohet se në faqen zyrtare të ministrisë është publikuar një video me përmbajtje për të rritur në vend të informacionit për rrjedhën e pandemisë.
Personi që mneaxhon rrjetet sociale të ministrisë, Meraklis, padashje ka publikuar linkun e gabuar, në vend që të publikonte përditësimin e Covid-19.
Ai në twitter ka postuar një video nga pornhub dhe i është dashur rreth 30 minuta që të kuptonte gabimin dhe të fshinte videon.