Businessman Dritan Agolli is building a 1 million euro hotel in ...
2026-11-09 19:04:05Focus
Gjashtë studentë të Forcave ajrore Helenike (Ikaron) u arrestuan jashtë Hagia Sophia-s, në Stamboll, të shtunën e kaluar, për shpalosjen e flamujve grekë.
Mediat grekë bëjnë të ditur se kadetët (tre grekë dhe tre qipriotë) kishin marrë pushime për ditët e Krishtlindjeve, por nuk kishin njoftuar shërbimin e tyre se do të udhëtonin jashtë vendit dhe veçanërisht në Turqi, si dhe nuk kishin marrë miratimin e duhur.
Kur mbërritën jashtë tempullit dhe shpalosën flamurin, ata u pikasën nga zyrtarët e MIT dhe u arrestuan për shkelje të ligjit të simboleve të huaja të Turqisë.
Me ndërhyrje diplomatike, studentët u liruan dhe u kthyen në Greqi, ku i presin masat disiplinore.