
Rambouillet, Vienna, Brussels – three cities, three processes, three attempts to decide the fate of Kosovo.
The first two, to end the war and resolve the status, brought tangible results, despite Serbia's refusals; the third, to normalize relations between the two countries, has remained on hold for years.
The dialogue between them for this purpose officially began in 2011. The Kosovo government accepted it as an international obligation, after the UN General Assembly voted on a resolution in 2010.
With the mediation of the EU and the support of the US, the first meeting was held on March 9, 2011. The Kosovo delegation was led by Edita Tahiri, while the Serbian delegation was led by Borislav Stefanović.
Negotiations between the parties over the months produced several agreements – from free movement to border management and cadastral issues.
Although it was announced that only technical issues would be discussed, the process moved to a political level in the fall of 2012.
The first meeting between the then Prime Minister of Kosovo, Hashim Thaçi, and the Prime Minister of Serbia, Ivica Daçić, took place on October 19.
And, less than six months later, they reached the first agreement to normalize relations – a moment that EU mediator Catherine Ashton described as “a step closer to Europe”.
"I want to congratulate them for their determination during these months and for the courage they have shown. It is very important that what we are seeing now is a step away from the past and a step closer to Europe," said Ashton.
Over 12 years have passed since then. Kosovo remains the only country in the Western Balkans that is not a candidate for EU membership, while Serbia has not opened any new chapters of accession negotiations since 2021.
Over the years, the parties held dozens of meetings – often marathon-long ones. Both negotiators and mediators changed, but most of the agreements reached were never fully or at all implemented.
Tensions, accusations, and recriminations were almost never absent and reached their peak in September 2023, when an armed group of Serbs attacked the Kosovo Police in Banjska, killing a sergeant.
The incident was described as the most serious since the post-war period and caused the current Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, to refuse to this day any high-level meeting with the President of Serbia, Aleksandar Vučić.
His condition for resuming dialogue was and remains the surrender of the suspected perpetrator of the attack, Milan Radoićić.
“Për aq kohë sa Radoiçiq dhe grupi i tij janë të lirë dhe të mbrojtur në Serbi, nuk ka mirëbesim në dialogun për normalizim”, tha ai në një mbledhje të Qeverisë, vitin e kaluar.
Qeveria e Kurtit është në detyrë prej disa muajsh. Këtë javë, ai u pyet nga mediat serbe nëse, pas formimit të Qeverisë, ekziston ndonjë plan për vazhdimin e dialogut. Ai theksoi se mbetet i përkushtuar ndaj normalizimit të marrëdhënieve, por përsëriti se çdo hap përpara është i lidhur ngushtë me dorëzimin e Radoiçiqit dhe me zbatimin e Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve – e arritur mes tij dhe Vuçiqit në shkurt të vitit 2023.
“Duket se kjo nuk do të ndodhë shpejt, sepse Serbia, për fat të keq, po shndërrohet në një Bjellorusi të dytë në Evropë. Nëse Kremlini ka në verilindje Bjellorusinë, në juglindje të Evropës, fatkeqësisht, ka Serbinë”, tha Kurti.
Presidenti i Serbisë, Vuçiq, në deklarata publike shfaqet i hapur për dialog, por, njëkohësisht, përsërit qëndrimin se vendi i tij nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.
Për ish-diplomatin Ylber Hysa, qëndrimi refuzues dhe konfrontues i Serbisë është i njohur që nga negociatat e Rambujesë dhe ato të Vjenës, ku ai vetë ishte pjesë e delegacionit kosovar.
Dialogun aktual, Hysa e sheh vetëm si vazhdimësi të këtyre proceseve dhe thekson se Kurti duhej të tregonte më shumë këmbëngulje, duke pasur parasysh se gjenerata e mëparshme e negociatorëve krijoi një realitet të pakthyeshëm – Kosovën e pavarur – pavarësisht kërcënimeve, madje edhe ekzistenciale, për popullin e Kosovës.
“Zoti Kurti duket se ka dashur të blejë kohë, nga frika se mund të pranonte diçka, që do ta sfidonte perceptimin e tij politik si i vetmi lider që i kundërshtonte të gjitha ato rrugëtime të dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Ai e ka pasur konceptin e tij të Vetëvendosjes, në kuptimin që vetë vendos. Dhe, mbase kjo ka qenë një barrë politike për të, për të ecur përpara”, thotë Hysa për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.
Motoja e Lëvizjes Vetëvendosje, që nga fillimet e saj, ishte “Jo negociata, Vetëvendosje”. Nën këtë parullë, partia e Kurtit ndërtoi edhe identitetin e vet politik, duke kundërshtuar çdo formë të dialogut me Serbinë, që, sipas saj, cenonte parimin e vetëvendosjes së popullit të Kosovës.
Në vitin 2012, pas takimit të parë Thaçi-Daçiq, Vetëvendosje organizoi edhe protesta kundër bisedimeve, duke i cilësuar ato si lëshim ndaj Serbisë.
Mbi një dekadë më vonë, Hysa thotë se Kurti erdhi në pozitën që të pranonte Marrëveshjen për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, që, sipas tij, ishte oferta e parë e diplomacisë ndërkombëtare që nuk parashikonte njohje reciproke për Kosovën – ndonëse vazhdon të mos zbatohet prej asnjërës palë.
Ai tani dyshon se ka ende hapësirë për ndonjë përparim real në këtë proces, për shkak të rrethanave ndërkombëtare.
“Është një tren i ikur edhe në kuptimin gjeopolitik. Ajo që do të mund të bëhej në kohën e [ish-presidentit amerikan, Joe] Biden, kur kishte një përpjekje për t’u rilidhur në komunitetin transatlantik, tani është kohë e shkuar. Ishte edhe koha para nisjes së luftës në Ukrainë. Ishte një momentum që nuk i konvenonte shumë zotit Vuçiq. Kurse, pas luftës në Ukrainë, ai e gjeti shtegun e mbijetesës. Serbia u bë ndër vendet e vetme që nuk i vuri sanksione Rusisë dhe, në të njëjtën kohë, i shiste armë edhe Ukrainës”, thotë Hysa.
Aleksandar Popov, nga Qendra për Rajonalizëm në Novi Sad, vë në dukje se marrëdhëniet transatlantike ndodhen tani në një pikë jashtëzakonisht të ulët.
Me vëmendjen globale të tërhequr nga krizat në Ukrainë, Lindje të Mesme dhe vende të tjera, dialogu Kosovë-Serbi, sipas tij, funksionon më shumë si një mjet për të mbajtur status quo-në, sesa për të sjellë zgjidhje reale.
Popov nuk sheh së paku tash për tash ndonjë rrugë të qartë që do të mund ta rivendoste dialogun në një trajektore funksionale dhe efektive.
“Kurti nuk ka arsye ta shtyjë përpara, sepse, në masë të madhe, e ka arritur qëllimin e tij: shtrirjen e autoritetit në veri të Kosovës. E vetmja gjë që nuk ka arritur, është ta anëtarësojë Kosovën në më shumë organizata ndërkombëtare. Vuçiqit, gjithashtu, nuk i përshtatet, sepse çdo ditë kemi protesta antiqeveritare në Serbi dhe pushteti është duke humbur kontrollin mbi situatën”, thotë Popov për Exposenë.
Marc Weller, i cili ka shërbyer si këshilltar ligjor i Kosovës në Konferencën e Rambujesë dhe në procesin e Vjenës, thekson se domosdoshmëria e zgjidhjes së çështjeve midis Kosovës dhe Serbisë është e pamohueshme, për shkak të afërsisë së tyre gjeografike. Ai kujton se në dy proceset e mëparshme, Serbia refuzoi të nënshkruante marrëveshjet, ndërsa Kosova mori përsipër detyrimet në mënyrë të njëanshme për të arritur pavarësinë.
Sot, në dialogun e Brukselit, thotë Weller, presioni bie sërish mbi Kosovën për të bërë lëshime të reja, por Kurti, sipas tij, është më pak fleksibil dhe më pak bashkëpunues me ndërkombëtarët.
“Dhe pikërisht këtu kemi ngecur – Kosovës i thuhet se duhet të themelojë fillimisht Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por askush nuk e di nëse Serbia do ta zbatojë më pas pjesën e saj të marrëveshjes”, thotë Weller për Exposenë.
Ai thekson se dialogu ka nevojë për një fillim të ri dhe për një qasje më të balancuar të Perëndimit ndaj Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të dyja shtetet t’i përmbushin detyrimet e tyre.
Ndryshe nga periudha e Rambujesë dhe e Vjenës, kur Evropa dhe Shtetet e Bashkuara vepronin në një linjë, ai vëren se angazhimi i administratës aktuale amerikane është i paparashikueshëm.
“Ne nuk e dimë saktësisht se si do ta trajtojë administrata Trump çështjen e Kosovës. Mendoj se Kosova ka arsye të jetë paksa nervoze për kthimin e saj, si dhe të përfaqësuesit të saj të posaçëm [Richard Grenell], i cili mund të përpiqet të imponojë ndonjë lloj veprimi”, thotë Weller.
Relations between Kurti's government and the US have been complicated since the first administration of President Donald Trump. At that time, his government was overthrown by a no-confidence motion from coalition partner LDK, but Kurti accused Grenell of interfering, with the aim, as he claimed, of reaching an agreement between Kosovo and Serbia.
The “Kurti 1” government fell in March 2020, while in September of that year, the agreement on economic normalization between Kosovo and Serbia was signed at the White House, in the presence of President Trump. The signatories were the Prime Minister of Kosovo from the ranks of the LDK, Avdullah Hoti, and the President of Serbia, Vučić.
Last week, the current European Union mediator, Peter Sorensen, stayed in Pristina, where he held talks with chief negotiator Besnik Bislimi on, as it was said, the implementation of the Agreement on the path towards normalization of relations.
In August, Sorensen met with the leaders of both countries, in Kosovo and Serbia, but saw no sign of a quick resumption of high-level dialogue.
Radio Free Europe attempted to speak with Sorensen about his plans to mediate this process and others, but without success.
Similarly, the EU did not respond to REL's emails.
According to former diplomat Ylber Hysa, Kosovo and Serbia are expected to remain in a prolonged political stalemate – this time not only due to their own will, but also due to the lack of a real international incentive to move the talks forward.
"The model of success for Kosovo and the Balkans has been transatlantic unity and consensus of domestic actors. This has been a recipe that has produced historic results in Rambouillet and Vienna. I fear that we no longer live such a reality in today's political life," says Hysa.
And, no one has an accurate prediction of what might happen if political disagreements escalate into violence – as political representatives often warn.
In Hysa's words, the lack of any news about Kosovo and Serbia in 2025 could be good news./rel