'The investigator put a piece of cloth in my mouth'/ Ana Daja's tragic testimony in the dictatorship: My hands were tied behind my back and...

2022-09-03 20:32:11Histori SHKRUAR NGA FATBARDHA MULLETI SARAçI

'The investigator put a piece of cloth in my mouth'/ Ana Daja's

Mrs. Ana Daja is a woman who enjoys good health for her age, she is a lady who is as loving as she is strong, full of life. During the conversation with him, about the years of her youth, she recalls her stories, painful, full of suffering, with a lot of torture, with a wonderful memory. It shows every story, every detail and the names of his co-sufferers, but also of those who tortured him. She was born in Shkodër in 1928, in a family of workers, her father worked as a tinsmith and tinsmith and they had a fairly good economic situation. She continued primary school and high school, in the state school at the "Donika Kastrioti" Institute. In 1944, she was in the fifth year of school, the lesson was closed, since it was only three months of summer. In 1946, she went to the "28 November" state high school in the city of Shkodra.

Ms. Ana, how do you remember Shkodra in the years 1945-46 and onwards?

Shkodra was beautiful, with courtyards full of flowers, but it was filled with prisons, there were about 20 of them. At the beginning of 1945, the first clerics began to be arrested. We students would run away from class and go to the "Rozafa" cinema, because their trial was taking place there. I was not allowed to enter the hall (it was filled by their people, who were authorized). We went with them, and leaving the court, many communist women and young women shouted through the main streets: "Bullet in the forehead and on the rope, enemies of the people".

What happened to you at the end of 1945?

I was the second person in the market of our city, I had bought a piece for a dress. I had the "Daughters of the Lady" badge, while my friend, Marije Prendushi, had that of "Catholic Action". At this time, the group of 'Communist Women' was passing by, shouting: - "Bullet to the forehead and rope to the fascists and reactionaries". At this moment, Marije Ndoja emerges from the crowd, who came to forcibly remove my badge. I resisted him and did not let him take it from me in any way. The next day at school we were made into a caricature, mocking us with insulting words.

In the 1946 school year, many sabotages were carried out by anti-communists. Ernest Përdoda and I distributed tracts. I was expelled from school for three days because I had torn up the school newspaper, where they mocked me with insulting words. In that period, Dom Gaspë Thaçi - Archbishop of Shkodra died, I participated in his funeral. During the funeral, the police car had blocked the road, so that the carriages accompanying the funeral would not pass, but the youth, who had left school, carried the carriage with the coffin and carried it uphill, without the need for horses, and continued the funeral.

At that time, conferences against religion were organized in the gymnasium hall of BRASH. ("Albanian Anti-Fascist Youth Union"), and they were chaired by Satber Jubani. I have always opposed them, coming to the defense of people of religion and religious belief. Once there was a big meeting in the high school gymnasium and the representative of the Ministry of Education, Spiro Pano, came for the anti-communist activity that took place in the high school. We were expelled from schools all over Albania, me, Faik Lulin, Njazi Barbullushi, Sandër Gerë, etc.

What else happened to you on June 26, 1947?

In the afternoon of June 26, 1947, Dylaq Lekiqi knocked on the door with two policemen, who came to arrest me, but under the pretext that they allegedly wanted to interrogate me. At the Church's house, there was the Department of Internal Affairs and there they put me in a room and left me on the cement, where I spent the whole night. The president of the Shkodra branch was Zoi Themeli. From the window of the room, after midnight, I saw Father Mati Prendushi, with a half-torn shirt and long pants tied by his hands behind, in a tree, after he had been tortured.

A heavy rain started and he was left tied up. On the second night, they put me under the stairs, in a small dungeon. Dul Rrjolli tells me: Now we have found the suitable place. There were rats and insects in that dungeon. It was a horror. They put me in the investigator where General Zoi Themeli and Fadil Kapisizi told me: - "You organized high school students, against the people's power".

I answered: We are a few girls now, we have just joined the gymnasium and I didn't get to know them. It's been a while since I dropped out of school, I didn't attend high school anymore. Before finishing the speech, they told me: "You organized the funeral of Father Gaspë Thaçi". I told them that for those three days, I was expelled from school.

Pas kësaj, Zoi Themeli më ra me grusht në fytyrë dhe gishti i vogël i tij më hyri në sy, më dha dhe një shqelm dhe më rrëzoi për tokë. Mandej më çuan në dhomën e izolimit. Më 15 korrik 1947, u ri konstruktua Dega e Punëve te Brendshme, e cila ishte shtruar me çimento dhe mbi atë çimento të lagur, u shtruan dyshekët. Çdo gjë ishte e lagur, e patharë, aty gdhenda në mur datën 15.07.1947. Birucat ishin pa dritë, pa ajër. Dy herë në 24 orë, na lejonin me kryer nevojat vetjake, ujë na jepnin vetëm një herë në ditë.

Një javë më lanë mbi çimento. Më solli familja rrogosta. Muret e dritaret ishin të mbuluara me jorganë, që të mos dëgjoheshin zërat e të torturuarave. Një ditë, hetuesi Fadil Kapisyzi më tha: – “Të tregohesh e gatshme për të treguar krimet që ke bërë kundër Pushtetit Popullor, ndryshe, do të të bëjmë provë korrentin elektrik”. Unë s´fola, s´dhashë asnjë përgjigje. Atëherë hetuesi Fadil Kapisyzi, më vuri korrentin në të dy veshët. Ishte një tronditje e tmerrshme. Pas kësaj, ai më tha: “Ke dashur me vra Dulaqin”.

Si kam dasht me e vra…?! As kam dashur, as më ka shkuar ndër mend që ta vras. Me çfarë ta vras? S’kam ndonjë mjet, iu përgjigja unë. Në pyetje me merrnin gjithmonë në mbrëmje. Një natë, polici Ismail, që ishte i ri, si egërsirë, injorant, i mungonte gishti i madh i dorës së djathtë, më thotë: – “Ngrihuni” dhe më dërguan në një dhomë tjetër, ku sa kam hyrë brenda, më ra të fikët. Banaku dhe dyshemeja ishte e mbuluar me gjak të mpiksur. Erdh P. K. (përgjegjësi i burgut); ai grisi proçes- verbalin e kapiten Kapisyzit dhe më tha: “Tash e tutje ke me pasur punë me mua”.

Ai më pyeti: “Ti ke organizuar funeralin”? Unë i thashë se kam qenë tre ditë me pushim. Ai vazhdoi duke më thënë: “Na trego emrat e nxënësve të shkollës. Duhet ta pranosh akuzën”? Por unë i thashë se s´i njihja ata.

Ç´të bëri më pas Pjerin Kçira?

Ai më ka lidhur në murin mbas dere, m´i lidhi duart me tel, m´i ngriti lart dhe telin e hodhi mbrapa. S´kisha mundësi me lëvizë. Sa herë u hapte dera, më ndeshte e përplasej mbi mua, që isha e lidhur. Në këtë gjendje më mbajtën pesë ditë e pesë netë, pa hëngër e pa pi. Më çuan përsëri në birucë ku më vunë përsëri korrentin. Nga data 1 deri më 15 tetor 1947, më kanë lanë në këmbë, me fytyrë nga muri, pa lëvizur.

Kur u rrëzoja, roja më hidhte kovën e ujit të ftohtë, për të më ngritur përsëri në këmbë. Kështu si unë në korridor, ishin dhe Dom Anton Muzaj (ai që zëvendësoi Monsinjor Thaçin) të cilin e kishin vendosur në shkallën që zbriste në katin e parë, koka i takonte pak përmbi dyshemenë e korridorit, ku ishim ne. Ndërsa Padër Frano Kirin, e kishin lidhur në hekura. Sa herë kalonte roja, aq herë e godiste me shqelma (i ngrati Padër Frano – thotë me lot ndër sy Zonja Ana).

Ushqimin shpesh herë s´na e jepnin, ia hidhnin qenit. Në vendin ku më kishin lidhur, ndodheshin banjot, ku i sillnin të burgosurit me kry nevojat personale. Shpeshherë të burgosur të ndryshëm, kur u jepej mundësia, më ndihmonin. Isuf beg Sokoli, kur kalonte për në banjo, më solli një herë një gotë kos, ma dha me e pi dhe e fshehu shpejt. Po kështu, mundoheshin me më ndihmuar Zef Zorba, Brahim Sokoli, por mungesa e ujit ishte një tmerr.

Një i burgosur i dhomës teme (se ne femrat na kanë lanë në dhoma bashkë me të burgosurit meshkuj), Dodë Zef Tuku, me sillte ujë, ma linte në nevojtore, që të mos e shihte polici. Në mbrëmje, kur polici më liroi duart, që të kryeja nevojat personale, kam pirë ujin me një frymë. Më kanë lidhur me zinxhirë duart dhe këmbët. Më ishin ënjtur këmbët, plasaritur dhe qelbëzuar. Mjeku nuk pranoi të më mjekonte, se desh të më dërgonte në spital. Por s´më dërguan atje. Infermierja vetëm më çau plagën dhe i hodhi jod.

Më dërguan në dhomë ku ishin dy burra. Osman Haxhiu (shumë i moshuar) dhe Dom Zef Tuku. Natën këmbët e mia ishin ngjitur në çarçafët, temperatura ime shkoi 40˚C, s´më banë asnjë mjekim. Në këtë moment, më çuan në katin e parë, ku ishte dhoma e torturave, aty më priste Pjerin Kçira dhe Ali Xhunga, ku më morën në pyetje, duke më thënë: “Na trego se si i ke organizuar grupet”? Unë iu përgjigja duke u thën se s´kam bërë asgjë.

Pas kësaj më vendosën telat e korrentit në të dy veshët dhe më lidhën duart. Disa herë kam nxjerrë gjak nga hundët dhe goja, në moment më ikte kujtesa, kisha zanë gjuhën me dhëmbë. Me futën në gojë një copë leckë, që të mos dëgjoheshin britmat e mia. Më ulën në çimento, më vendosën korrentin dhe në këto momente, shanin me fjalorin më të ndyrë.

Ali Xhunga, sa herë që s´pranoja akuzën, aq herë më godiste me shkelma në shollën e këmbës, që më trondiste të gjithë trupin. Më lodhën aq shumë, sa s´kam qenë në gjendje të eci dhe dy policë me ngjitën në katin lart, për krahësh. Shokët e dhomës kanë qarë, kur më panë në atë gjendje. Përveç torturave të shumta hera-herës, me ndërprisnin ujin, ushqimin dhe thonin: – S´të kanë sjellë gjë familja?

Një herë, shoferi Ahmet Sufi, më lidhi duart e këmbët me zinxhirët që përdorin për rimorkim makinash. S´kisha si lëvizja. Kështu më la të gjithë mbasditen. Kur më morën në pyetje, u thashë:

– S´jam në gjendje me qëndru në karrige, sepse shoferi juaj më ka lidhur me zinxhirë hekuri. (Ata gjoja luanin rolin e të paditurit, ndërsa shoferi më thoshte: – Kam qenë i urdhëruar). Në dhjetor të vitit 1947, më dërguan tek ish-burgu i Gestapos (ish-shkollë), aty gjej një vajzë mirditore, Marije Frisku, mbesa e Dom Rrok Friskut. Mbas shumë kohësh jam takuar me të, në burgun e madh të Shkodrës.

Mbas një periudhe më dërguan tek burgu i Françeskanëve, tek dhoma ngjitur me kompanjelin, pranë kambanës. Roja Hekurani, na kontrollonte ushqimet, por ai ishte i sëmurë me tuberkuloz dhe na i pështynte gjellët. Dyert e dhomës ishin të ngjyrosura më bojë. Aty kam lexuar tre poezi të Padër Donat Kurtit, i lexova, i mësova përmendësh dhe i kam ruajtur. Shpesh komunikonim me njëri-tjetrin me dy trokitje në mur.

E më thotë: – Jam Pjetri prej Vjerdhe, kam në dhomë Dom Anton Muzaj, ai qëndronte në këmbë dhe ishte sëmurë. Ai thoshte: – S´jam në gjendje për gjyq. Duan që të mohoj fenë e Krishtin. Për fe e atdhe, un s´pranoj ndryshe. Gjyqi u bë me 12 janar 1948. Grupi i të rinjve: Ana Daja, Liza Pali, Viktor Kujxhija..! Një gjyq kukullash, fallco, s´u mur vesht ç´thonin. Vetëm u lexuan emrat e studentëve…; u bënë duartrokitje nga njerëzit e sallës dhe u dha dënimi…! Mua më dënuan katër vjet burg. Nuk mora vesh se për çfarë më dënuan!

Për periudhën që ishit në burg, ç’mund të na thoni?

Në burg na mbanin të mbyllura në qeli dhe na linin të ajroseshim një orë paradite e një orë mbas dite. Në burg punonim, bënim thurje me lesh, punim trikosh, çorapesh, i dorëzonim çdo natë punën e bërë gjatë ditës. Në vitin 1949, filluan me marrë të burgosur nga burgu i madh e i çonin në Degën e Punëve të Brendshme.

Një ditë më morën dhe mua, më mbuluan me batanije, më lanë në një dhomë ku futën dy burra, atyre u thanë: – Mbasi jeni nevojtarë do t’ju gjejmë punë dhe keni me patur privilegje, vetëm firmosni këtu në deklaratë. Ata (hetuesit) më thanë:- Dhe sa muaj burg të kanë mbetur? Unë u përgjigja se më kanë mbetur edhe 17 muaj. Pas kësaj, hetuesi më tha: “Po firmose në këtë deklaratë, mund të bëjmë që të lirohesh sa më parë, me anë të amnistisë dhe nuk ban jo 17 muaj, por as 17 orë”.

Unë u thashë se nuk pranoj në asnjë mënyrë, nuk vej firmë në deklaratë, s´pranoj të bashkëpunoj me ju. Ne, femrat e burgut nuk na kanë dërguar në kampet e punës, por merreshim me pastrimin e ambienteve të policisë. Mbasi e plotësova dënimin e plotë, katër vjet, dola nga burgu. Por më priste burgu i jashtëm, ai i izolimit dhe i survejimit.

Për shoqet e tua bashkëvuajtëse, ç’mund të na thoni, si i kujtoni ato?

Në burg kisha: Adile Hasan Boletini – gruaja e nënkolonel Adem Boletinit (i vrarë në atentat), të cilën e dënuan 5 vjet, për mos denoncim të Jup Kazazit (ishte burri i motrës së saj, që u vetëvra, për të mos i’u dorëzuar komunistëve). Po kështu, Agime Pipa, një vajzë e përkryer në të gjitha pikëpamjet. Shumë e edukuar, e heshtur, e mençur, intelektualja e parë e Shkodrës tonë. E dënuan katër vjet dhe e bëri të plotë dënimin.

Kujtoj Vitore Kuka, vajzë e mirë, arsimtare në Breg të Bunës. Kishte vëlla Zef Kukën, anëtar i Ballit Kombëtar – Shkodër, i pushkatuar nga komunistët. U akuzua për agjitacion e propagandë. E dënuan 5 vjet, të cilat i bëri të plota. Kujtoj Terezina Palin, një vajzë e zgjuar, burrneshë. Arrestimi i saj u bë në Tiranë, për veprimtari politike agjitacion e propagandë, dajat e saj Dedë Thani, Mark Thani, Pal Thani, vdiqën në tortura nga ato që iu bënë në Sigurimin e Shkodrës. Terezina e Liza Pali, mbesat e tij, e kanë ndigjuar dajën Pal, tuj e torturuar. Sa të vështirë e kanë patur këto vajza…! Terezinën e dënuan 5 vjet, që i bëri të plota. Ndërsa, e motra, Liza Pali, u dënua tre vjet për agjitacion e propagandë.

Kujtoj Gjyste Lazrin, nga Fishta (zonë e Zadrimës) të cilën e akuzuan se kishte ndihmuar të arratisurit, ishte gruaja e Vasë Tomës, i vrarë nga komunistët. E kapën Gjysten, e zhveshën, e torturuan për të treguar lidhjet e burrit të saj. Ajo s’pranoi, ishte shtatzënë. Lindi vajzën në burg. Vajzës i’a vunë emrin Vasilika, por ia morën, e dërguan në Befotrof, e aty i vdiq. E kam lanë në burg. Kujtoj tjetër, Dila Zef Doda, nga fshati Hajmel, ishte mirditore. I’a kishin pushkatuar burrin, kunatin dhe ia kishin djegur shtëpinë. Ishte vajza e Bajraktarit të Mirditës, i kishin bërë kulakë. E kishin dënuar 12 vjet. Fëmijët e saj ia rriti e edukoi e ëma.

Kujtoj Bardha Krosaj, një vajzë e shkolluar, e mirë. Ishte nga Kaçinari, Mirditë. Kjo lajmëronte të arratisurit, që mos të dukeshin në atë zonë, se ishte e mbushur me partizanë dhe njerëz të Sigurimit të Shtetit. Korrieri i ka dhënë letrën, por ai është plagosur nga Forcat e Ndjekjes. Ata i kanë verbuar sytë dhe ia kanë marrë letrën, që e kishte të fshehur në kraharor. Bardha në letër kishte shkruajtur: Zona është e mbushur me njerëzit e Ndjekjes, mos u afroni, se kanë ardhur këlyshët e Stalinit…! Me këtë letër, ka ardhur Aranit Çela dhe hyni në dhomë e pyeti: – “Cila është ajo që ka shkruajtur këlyshët e Stalinit”? – Unë, – iu përgjigj Bardha.

Bardha ishte 19 vjeçe, kur e kishin torturuar në Rrëshen, ka ardhur si kufomë në burg. Familjarët nuk e dinin se ku ishte. Bardha ishte shumë e sëmurë me temperatura e lartë, të vjella, e i filloi sëmundja e tuberkulozit. Kishin urdhëruar të mos i jepej asnjë kurë mjekimi. Ashtu të sëmurë e sollën në dhomën tonë të vogël, ku banonin 14 gra e vajza. I shërbenim e ushqenim nga ushqimet tona (që na i sillte familja). Në momentet e fundit të jetës, e veshëm me pallton e bukur, që kishte kujtim dhe ashtu e morën gardianët e burgut. Vdiq ajo vajzë e re dhe e varrosën tek Varret Katolike të Rrmajit në Shkodër. Kujtoj tjetër, Marije Friskun, mbesa e Rrok Friskut, e dënuar 3 vjet. E burgosën me axhën e saj (vdiq në burg). Kemi pasur dhe një tjetër, Nasibe quhej, s´ia mbaj mend mbiemrin. Ajo ishte nga Tropoja dhe pothuaj nuk fliste fare, ishte shumë e heshtur.

Kujtoj tjetër Drita Kosturin, një vajzë e re, që u bë komuniste në moshën 15 vjeçe, por më pas u bë një antikomuniste. I kaloi jeta në burg dhe internime. U familjarizuam, por ishim të rezervuara nga frika e spiunëve, që shpesh ndodheshin edhe aty ku s´e mendoje. Drita Kosturin e kishin lanë në një dhomë me Hafiz Dërgutin e Gjon Serreqin dhe ajo tregonte se sa herë lutej hoxha në ritualin e faljes, aq herë ulej e ngrihej Gjoni, se ishin të lidhur të dy bashkë.

Zonja Ana, ç’mund të na tregosh tjetër për burgun e Shkodrës?

Në burgun e Shkodrës, Terezina Pali, tregonte se Padër Çiprian Nikën, e kanë dëgjuar duke bërtitur, kur i kanë djegur këmbën me hekur të skuqur dhe i kanë hedhur kripë. Padër Ciril Canin, e kanë rrahur me shkop, saqë ecte me shumë vështirësi, sa me kryer nevojat personale. Profesor Qemal Draçinin e Pal Thanin, (akademist) i kanë rrahur dhe helmuar, e kanë vdekur aty në hetuesi. Myzafer Pipën, avokat, dy këmbët e tij janë djegur me rrëshirën e pishës. E kanë mbytur, sa ai s´ka qenë në gjendje me ecë. E ka vra Elez Mesi.

Kolec Dedën (tregtar i njohur), e kanë hedhur nga dritarja, duke thënë që ka vrarë veten (në fakt dritaret i mbanin gjithmonë të mbyllura). Dr. Spanjollin – e kanë helmuar dhe trupin e hodhën në Zallin e Kirit, ndërsa Sigurimi thoshte sikur gjoja ai e ka pirë vetë helmin! Pjetër Zef Saraçin, e dënuan në birucë, vetëm pse tha një shprehje për të qeshur, për humor. E zhveshën, e lidhën këmbë e duar dhe i hidhnin kovat me ujë të ftohtë…! Zoterinjtë Xhevat Dani e Pjetër Saraçi, i shihnim shpesh duke pastruar oborrin me fshesë dhe shumë punë të tjera.

Ç´ndodhi me ju mbasi dolët nga burgu, si rrodhi jeta juaj?

Unë punova punëtore gjithë jetën në peno-beton. Krijova familje, rrita fëmijë, djalë e vajzë, tashti jam gjyshe.

Zonja Ana, në fund të kësaj interviste, ju uroj shëndet e jetë në udhën e pleqërisë.

I thank you, Ms. Fatbardha, for taking this initiative and highlighting the crimes of that regime, so that the generations to come will know and they will not be repeated.

Just a short time after this interview with Mrs. Ana Daja, it seems that old age took its toll, as in 2006, she fell ill. Tired and humiliated by what she had endured in the investigation cells and prisons of the communist regime of Enver Hoxha, she closed her eyes on July 18, 2007. Her life is a living example of life under the communist dictatorship, perhaps unique in it. all countries of the Communist East./ Memorie.al


Video