Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se Partia Demokratike do t'i bashkohet protestës së studentëve më 28 nëntor.
Berisha u bëri thirrje qytetarëve, duke thënë se është detyrim i të gjithëve për të nderuar flamurin.
"Është një motiv i madh për qytetarët të derdhen në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë me datën 28 Nëntor. Nuk ka nder më të madh për flamurin kombëtar të këtij vendi se sa një protestë e fuqishme e paparë ndonjëherë nga shqiptarët ndaj këtij regjimi, ndaj këtij Padrinoje. Duhet të nderojmë flamurin, duhet të nderohen me 28 Nëntor të rënët e kombit të të gjitha kohërave, sakrifica e tyre. Ndaj dhe ftoj të gjitha bizneset nga mbarë vendi të shndërrojmë 28 Nëntorin në ditën e nderimit më të madh të flamurit tonë.
Me një regjim si ky, pasiguria totale i pret shqiptarët. Urdhëro ç'bën. Kur ky me aktet që janë, si të thuash, të sanksionuara në të gjitha ligjet, procedura e tij vepron në këtë mënyrë, imagjinoni. Por ka dhe një motiv të madh, përveç kësaj, barbaria që ai tregoi ndaj studentëve nuk i falet kurrë.
Ato këmbë të thyera, ato krahë, ato kafka të çara, janë plagë për çdo shqiptar, sepse ato kanë qenë akte barbare, të një njeriu për karrigen e tij që ka pasur motiv vetëm urrejtjen ndaj rinisë shqiptare, ndaj të ardhmes së këtij vendi. Edhe ky është një motiv madhor. 28 Nëntori, dita e përkushtimit tonë ndaj flamurit, himnit të tij dhe të ardhmes të Shqipërisë," tha Berisha.
Kujtomë se më 28 dhe 29 nëntor, edhe studentët kanë thirrur protestë kombëtare.