Një aksident i rëndë ndodhi me datë 5 shtator 2026 në Durrës, në lagjen 8, ku një kamion përplasi për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë.
Viktima ishte një burrë rreth 60 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur.
Pamjet e mëposhtme tregojnë kamionin e kompanisë "Geci" shpk që ka përplasur për vdekje të moshuarin.
Policia ndodhej në vendngjarje, për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.
Pritej një reagim zyrtar nga autoritetet, por deri më sot nuk ka patur asnjë noftim nga policia.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016