
Albania is no longer 28,748 square kilometers. The land has been taken by the sea, while hundreds of thousands of hectares of agricultural land, pastures, meadows and river banks have disappeared as a result of erosion.
More than nature, the human phenomenon influenced the massive landslide, placing Albania on the red risk map, about 11 times higher than the average for EU countries.
creep
The landslides have destroyed thousands of hectares of land over many years, especially in the last 25 years, which is reflected in the degradation of the terrain, to the present risk of damage to homes near which there is continuous soil erosion, especially in seasons with high rainfall intensity.
Almost the entire country is at high and very high risk, with the exception of Durrës, Fier and Lezha, which remain somewhat in the normal zone due to the flat terrain.
erosion
"Soil erosion has affected about 350,000 ha of agricultural land (over 50% of it), with a total loss of 60 million tons of solid material," says Prof. Dr. Fran Gjoka, lecturer at the Agricultural University of Tirana, to Faktoje.al, adding that it takes 100 to 400 years to form about 1 cm of soil that can support plant life and life on earth in general.
While nature requires up to four centuries of regeneration to gain 1 cm of land, humans and inappropriate government policies, ignoring environmental and territorial protection in the name of development, have negatively impacted it in the last 25 years.
phenomena
One of the main phenomena of erosion is the destruction of river basins due to the indiscriminate exploitation of aggregates for the construction sector, the construction of numerous hydroelectric power plants and the lack of investment in the construction of embankments or afforestation in areas with high erosion risk. "Soil erosion can be considered a national threat," raises the concern of Professor Gjoka.
A village that is slipping!
The Middle Bastari has been heading ever downwards, gradually approaching with landslides near Zallë-Bastari, where the sand has only been left in its name, as very little water flows from the blockage created by a hydroelectric power plant, right at the source.
"There are large landslides in Middle Bastar. Even the remaining houses are at risk," Kalem Koçi, who has just plowed a plot of land with his tractor in Kodër Shupal, a village in the Zallë-Bastar commune of Tirana, tells Faktoje.al.
“Ehu, lumi s’ka pikë uji për shumë muaj, mbushet vetëm kur bie shiu me rrëmbim dhe çfarë nuk merr përpara”, vijon më tej Koçi, i cili e sheh fenomenin, duke kuptuar se diçka nuk shkon në atë zonë me rrezik të lartë të ikjes së tokës bujqësore dhe zhavorrimit të saj.
“Zallë- Bastari është një prej zonave me rrezik të madh erozioni. Ka shumë dëmtime të tokës, si bujqësore ashtu edhe kullosore”, thotë për Faktoje.al, prof dr Fran Gjoka.
Hidrocentralet
Fenomenin e ngritjes së hidrocentraleve të shumta, duke prishur habitatin që natyra ka krijuar për miliona vite, profesor Gjoka e sheh si një ndër shkaktarët e erozionit dhe prishjes së ekosistemit.
“Lumenjtë që shfrytëzohen nga hidrocentrale në kohë të ndryshme sjellin vetëm ujë të pastër, pa përbërësit natyralë që duhet të rrjedhë një lumë ose përrua”, thotë Gjoka.
Deti “ha” tokë
Pasojat e shfrytëzimit të vazhdueshëm të lumenjve dhe degradimi i tokave, si pasojë e erozionit, “matet” më së miri në det.
Në një studim të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit evidentohen zonat më problematike ku deti vit pas viti ka prishur vijën e saj natyrale duke rrëmbyer qindra hektarë tokë në zona të ndryshme.
“Përsa i përket dinamikës së vijës bregore, rajoni me problematikën më të lartë është ai i Gjirit të Drinit, ku bilanci akumulim- erozion është negativ. Kjo hapësirë përbën pjesën më të rëndësishme erozive të segmentit Shëngjin – Grykëderdhja e Drinit, ku erozioni i përgjithshëm është 7.93 ha në katër vjeçarin e fundit me një trend prej afërsish 2 hektarësh të humbura në vit”, thuhet në raportin e AKM-së.
Të dhënat për gjendjen aktuale të sipërfaqeve të eroduara dhe të akumuluara në bregdetet e deteve Jon dhe Adriatik përfshijnë periudhat 2017-2022 dhe monitorime të vitit 2023 për zonat me problematikë më të lartë. “Në total, në rajonin e gjirit të Drinit kemi 50.58 hektarë të humbur nga eurozioni, por 24.22 janë rikuperuar, por bilanci është 26.63 hektarë të humbur nga eurozioni, pa arritur që të rikuperohet” tha për Faktoje.al, eksperti Ilir Brasha.
Kune-Vain
“Në bregdetin e Kunës (Shëngjin), veprimtaria e erozionit bregdetar ka shkatërruar sipërfaqe të konsiderueshme të plazhit dhe kontribuon në destabilizimin e dunave dhe brigjeve lumore në deltën e Lumit Drin e Mat. Nga viti 1970 e deri tani, llogaritet të jenë eliminuar 362 ha sipërfaqe e bregdetare (plazhe, duna e pyje aluvional etj) të Kune -Vainit. Dëme ka pasur dhe në aktivitetet social ekonomike si bujqësi, turizëm e peshkim, të cilat janë mjaft të rëndësishme për komunitetin e zonës e më gjerë” përcakton studimi mbi analizën e riskut të fatkeqësive natyrore në Bashkinë Lezhë.
Semani
Një tjetër zonë shumë problematike konsiderohet Plazhi i Semanit. Përgjatë 30 viteve të fundit, si pasojë e erozionit deti është futur në qindra metra dhe në zona të caktuara deri në një kilometër.
Kjo lidhet kryesisht me prurjet e lumenjve të cilat në grykëderdhjet e tyre sjellin inerte, mbetje dhe dhera në mënyrë jo natyrale.
“Ndryshimet klimatike ndikuan në deformimin e motit dhe sasisë së reshjeve, e cila reflektohet në prishjen e ekosistemit. Në stinë ku reshjet duhet të ishin të pranishme ndodh që për një kohë të gjatë nuk ka, por kur nisin vijnë me shtrëngata dhe për pasojë sjellin vërshime të cilat në përbërësit e tyre shkaktojnë përmbytje dhe shkatërrim të ekosistemit", thotë profesor Gjoka.
Erozioni dhe “toka pa yndyrë”
Ndërsa faktet tregojnë se më shumë se gjysma e tokës bujqësore është prekur nga fenomeni i erozionit, i cili sjell edhe pasoja të tjera zinxhir, institucionet shqiptare kanë projekte, duke e konsideruar edhe “strategji” shumëvjeçare, ndërsa situata vjen dhe rëndohet vit pas viti. Investimet konkrete për frenimin e erozionit janë minimale. Nuk është vetëm rreziku i rrëshqitjeve masive dhe humbjes së tokës bujqësore, kullotave apo pyjeve, pasi fenomeni i erozionit po varfëron edhe përbërësit e tokës, e cila reflektohet në një bimësi më të pakët, ose të pazhvilluar. “…Të dhënat tregojnë gjithashtu për rreth 115000 ha tokë me rrezik të lartë për rrëshqitje dhe mbi 4000 ha të shkara” thotë për Faktoje.al, prof dr Fran Gjoka.
Gjithashtu profesori i njohur i Universitetit Bujqësor të Tiranës konstaton se dëmi ekonomik që sjell erozioni është shumë i madh.
“Sipas vlerësimeve tona kostoja vjetore e erozionit vetëm për tokën bujqësore vlerësohet në rreth 60 milionë dollarë në vit, ose 86 dollarë për hektarë”, thekson profesor Gjoka.
Deri në 100 ha tokë humbet në vit
Pasojat e erozionit tashmë ndihen në të paktën nëntë qarqe të vendit ku në zona të ndryshme aktiviteti i gërryerjes është shumë i lartë. “Një studim eksperimental dy vjecar i para disa viteve në pellgun ujëmbledhës të Bovillës tregoi një nivel humbje të tokës që varionte nga rreth 36 ton/ha në tokë pyjore, 102 ton/ha në tokë bujqësore, 59 ton/ha në tokë kullosore dhe 351 ton/ha në tokë të zhveshur”, argumenton profesor Gjoka.
Krahasimi me BE
Krahasuar me humbjen mesatare të vendeve të BE-së Shqipëria mbetet në hartën e kuqe të rrezikut, deri në pamundësinë e rikuperimit të tokës, pavarësisht masave që mund të merren.
“Problematika lidhet me shumë faktorë si gjeologjia, mbulesa bimore pjerrësia, etj.
Për nga gjeologjia, rajonet më problemore janë Tepelenë-Përmet, Skrapar-Berat; zona e Krrabës në Elbasan, Pukë – Mirditë dhe Kukës” shprehet studiuesi i njohur i çështjeve mjedisore, veçanërisht i tokës, profesor Fran Gjoka.
Masat e propozuara
Për të ndalur dhe kufizuar erozionin e tokës, duhet të merren një sërë masash të kombinuara:
• Përmirësimi i mbulesës bimore: Duhet të ruajmë dhe të pwrmirwsojmw mbulesën bimore, veçanërisht në zona me rrezik, duke mbjellë bimë shumëvjeçare, shkurre dhe pyje mbrojtëse.
• Punimi i tokës në mënyrë të qëndrueshme
• Ndërtimi i strukturave mbrojtëse
• Menaxhimi i kullotave
• Përmirësimi i infrastrukturës në zonat rurale
• Education and awareness
• Implementation of the law and land management plans
conclusion
Albania is at serious risk from erosion, especially with half of its agricultural land affected by this phenomenon.
Despite the measures taken to build several embankments, the phenomenon of flooding has been somewhat curbed, but erosion continues to be present in at least nine regions of the country.
Strategies for protecting the environment, and especially the issue of erosion, have so far failed, while the financial cost of the damage caused increases year after year.
Erosion has also affected the tourism sector, especially on the coastline where the sea has taken hundreds of hectares of land and ruined areas that until 40 years ago served as beaches./Faktoje