"It should be stopped as soon as possible", Spartak Ngjela: Fatos Nano, to be placed in the Cemetery of the Nation's Personalities

2025-11-02 14:17:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"It should be stopped as soon as possible", Spartak Ngjela: Fatos

Spartak Ngjela shpreh revoltën për vendimin që ish-kryeministri Fatos Nano të varroset në varrezat e zakonshme në Tiranë.

Ai e quan këtë një "shkelje të rëndë kundër historisë së Shqipërisë", the kërkon që të ndalohet menjëherë dhe trupi i Nanos të prehet në Varrezat e Dëshmorëve.

Reagimi i Ngjelës:

Turp kombëtar dhe fyerje e personalitet të Republikës së Shqipërisë

Sot në Tiranë, tre herë kryeministrin e Shqipërisë, shkëlqesinë e tij zotin Fatos Nano, po e varrosin në varrezat e zakonshme në Tiranë.

Dhe kjo është një shkelje e rëndë kundër historisë së Shqipërisë dhe ndjenjës kombëtare, karakterit dhe personalitetit të Republikës së Shqipërisë dhe vetë shoqërisë shqiptare.

Urgjentisht ky akt duhet të ndalohet sa në shpejt që të jetë e mundur, dhe shkëlqesia e tij, Fatos Nano, të vendoset në Varrezat e Personaliteteteve të Kombit shqiptar.

Me respektimin sublim për
Kryeministrin e Shqipërisë Fatos Nano

Spartak Ngjela
2 nëntor 2025


Video