Details of the storm in the administration, here's who will resi...
/ 2026-10-22 22:25:00Focus
Mijëra qytetarë janë bërë pjesë e një kortezhi të gjatë të përcjelljes në banesën e fundit të Fatos Nanons, lideri historik i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministër.
Arkëmorti është shoqëruar nga familjarët, në vijë të dytë politikanë dhe personalitete të shumta, e më pas nga një numër i madh qytetarësh dhe simpatizantësh.
Bashkëshortja e Nanos, Xhoana është parë krah Linda Ramës, bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama.
Ky i fundit, si rrallë herë është parë krah kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Ceremonia në varrezat e Sharrës në Tiranë do të jetë private e rezervuar vetëm për familjarët.