Situatë ALARMANTE në Shëngjin! Çadra e shezlonë në flakë, zjarri del jashtë kontrollit (PAMJET)

2024-07-30 15:28:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Situatë ALARMANTE në Shëngjin! Çadra e shezlonë
Zjarri në Shëngjin

Prej tre ditësh vijon zjarri në Shëngjin, ndërsa ditën e sotme situata duket se ka dalë jashtë kontrollit, teksa flakët i janë afruar një resorti turistik.

Pranë një hoteli te Rana e Hedhun, flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke përfshirë çadrat e plazhit, si dhe një lokal buzë detit të ndërtuar me dru dhe kashtë.

Zjarri besohet se është përhapur në këtë pjesë të plazhit nga thëngjijtë të ndihmuar nga era në vatrën e zjarrit që ka përfshirë pishat në kodër.

Më herët në vatrat e zjarrit janë dëgjuar shpërthime, dyshohet nga municione të braktisura në mal, çka e ka vështirësuar punën e zjarrfikësve për t’iu afruar flakëve.



Video