With the messages obtained from the SKY ECC application, a map is created for the geography of crime in Albania, and even the areas where the force of crime overlaps with the will of the State Police can be determined.
Because in quite a few cases, SKY's messages show the mire in which the Albanian police has sunk today.
In the messages of SKY ECC, there is no talk of the usual bribe with a few lek of the traffic policemen, nor of any ordinary violation where the ordinary policeman turns a blind eye and a deaf ear for a handful of money.
They talk about the organization of murders by the most dangerous criminal groups in the country, where police chiefs help by providing secret information.
There is talk of plots of cannabis, where police chiefs stand as a shield and worry along with the traffickers that other policemen are coming and destroying them.
These messages also talk about secret casinos or secret information that is made available to one gang to the detriment of the other.
The implication of blue uniforms in crime is alarming. The messages on SKY ECC indicate that the betrayal comes from the leadership dome, people who give the police the face of a beast out of control.
Klodian Shahini, accomplice in the devastating explosion in Tirana
The explosion of the Benz type car on the bridge near Nisharaku in Tirana four years ago is not difficult to recall.
Because it happened at the peak of the movement of pedestrians and cars in this area, during a warm September afternoon, which is still fresh in the memory of the residents of the area.
Images of a man panting in pain inside the wrecked semi-car caught the attention of the public within seconds. The name of the man who survived the assassination attempt was Preng Gjinit, a 50-year-old from Mirdita, who was pulling behind him the chain of revenge with the Reçi tribe.
The archives of the murders between the two tribes of Mirdita were immediately reopened to explain the assassination on the scale of a terrorist act. The journalists' intuition was not wrong. The interceptions of SKY ECC in the file available to Lapsi.al confirm exactly what the journalists of the time also reported, that the explosion was a punishment for those killed on the side of the Reçi tribe, more specifically, the organization of the assassination was carried out by Elson Reçi based on the messages of SKY ECC , was extremely saddened when Preng Gjini survived two tritol molds that exploded under the dashboard of his car.
Por ajo që nuk dihej në atë kohë ishte se Elson Reçi kishte edhe njeriun e tij në polici që e ndihmoi për të kryer atentatin. Klodian Shahini, në atë kohë ka pasur detyrën e shefit të Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë. Ai është vetëm një nga policët e zbuluar në përgjimet e SKY ECC, që veshi uniformën blu thjesht si kamuflim, sepse në të vërtetë qëndroi në shërbim të krimit.
Nga dosja e SPAK, thuhet se Klodian Shahini ishte kushëri me organizatorin e atentatit, Elson Reçin.
“I kam bo llogaritë e mia. Do sakrifikoj vetë për pjesën tjetër të familjes. Unë e kam vendin brenda katër mureve” shkruan Elson Reçi në SKY ECC në një moment sinqeriteti, duke pranuar fatin e tij si ushqim për gjakmarrjen me fisin tjetër të Mirditës. Dhe në këtë mision, kushëririn e tij Klodian Shahini e ka në krah.
Në dosjen e SPAK janë disa momente kur shefi i policisë së Lezhës, Klodian Shahini përdor sistemet e Policisë së Shtetit për të verifikuar mjetet që i duhen Elson Reçit. Ai kontrollon vazhdimisht makinat me të cilat lëviz objektivi i tij dhe përdor SKY ECC për të komunikuar me Klodian Shahinin. Në disa raste, thuhet në dosje, ai thjesht dërgonte foton e një makine dhe Klodian Shahini e verifikonte pa pasur nevojë t’i thoshte asnjë fjalë, por i dërgonte të dhënat e makinës.
Ishte kjo mënyra me të cilën Preng Gjini u lokalizua. Kështu u gjetën mjetet me të cilat ai lëvizte për t’i vendosur më pas tritolin që shpërtheu tek ura e Nisharakut në Tiranë.
Bashkëpunimi për atentatin ndaj Gjinit ishte vetëm një anë e medaljes. Puna kryesore e Klodian Shahinit ishte të manipulonte të dhënat për parcelat me kanabis, megjithëse ai drejtonte Seksionin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Lezhë.
“Elsoni shërben si ndërmjetës i Klodian Shahinit me personat që kultivojnë lëndë narkotike për të dhënë informacione në rast se policia organizon operacione për gjetjen dhe prishjen e parcelave apo edhe për t’i dhënë mbrotje atyre në zonë” thuhet në dosjen e SPAK.
Ky rol ilustrohet me disa biseda ku bie në sy se Klodian Shahini i bindet plotësisht grupeve kriminale, madje në valle fut edhe shefin e tij, Henerigert Mitri, i cili në atë kohë ishte Drejtor i Policisë Lezhë.
Së bashku bien dakort të fshehin filmimet me dron mbi parcelat me kanabis apo të njoftojnë kultivuesit e kanabisit për itinerarin e helikopterit të Guardia di Finanza, gjithnjë duke i servirur informacione mbi targat e mjeteve dhe hyrje-daljet në TIMS për shënjestrat e bandave.
Drejtori i Policisë Lezhë, Henerigert Mitri, i shpallur në kërkim nga SPAK
Biznesmeni Pëllumb Gjoka që është arrestuar gjatë aksionit të parë të SPAK në bazë të përgjimeve të SKY ECC rikthehet në skenë edhe në dosjen e dytë falë aftësive të tij për të rekrutuar policët në punët e tij. I tillë është rasti i Drejtori i Lezhës, Henerigert Mitri.
Ky i fundit nuk i ka rezistuar ofertës për të bërë një sy qorr e një vesh shurdh në lidhje me një kazino të vogël, me rreth 20 kompjutera që Pëllumb Gjoka e kishte përshtatur në Lezhë.
Por kur një oficer i Drejtorisë Hetimore, i quajtur Gentian Ndoji i futet në kazino, arreston menaxherin dhe sekuestron kompjuterat, për Henerigert Mitrin, që kishte dalë garant mbi ecurinë e biznesit, dalin probleme.
“Drejtor tjetri” habitet Oltion Bistri ish-shef i operacionales, kur e njoftojnë çfarë kishte ndodhur me biznesin fitimprurës të Pëllumb Gjokës në Lezhë.
Vetë Bistri ishte garant për kazino të tjera të Gjokës dhe para se të merrte përsipër një punë, gjithnjë konsultohej paraprakisht me shefat e tij.
“Pajisjet janë kapur dhe “Gerti” nuk duhet t’i kishte dhënë siguri Pëllumbit në zhvillimin e këtij aktiviteti nëse nuk ka pasur dakortësinë e eprorëve” shkruhet në dosjen e SPAK, një përmbledhje e këshillave që jep Oltion Bistri.
Henerigert Mitri përveç të tjerash përshkruhet në mesazhet e SKY ECC edhe si “I madhi” falë rolit që kishte ai si drejtues i policisë së Lezhës. Sigurisht që garancia për vetëm një kazino ishte shumë pak për një drejtor.
Mitri ka bërë çmos bashkë me Klodian Shahinin, drejtorin e antitrafiqeve në Lezhë për të shpëtuar parcelat me kanabis. Por megjithë përpjekjet që bëjnë për të shmangur kontrollet në zonat e mbjella me kanabis, në fund duket se Henerigert Mitri dështon dhe nuk arrin të sigurojë punët që ka marrë përsipër pasi policët “nga Tirana” vinin dhe u prishnin punë.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “arrest në burg” dhe e akuzon për “kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “grup i strukturuar kriminal”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “shpërdorim i detyrës”.
Ushtari i Durim Bamit, efektivi i RENEA-s Altin Morina
Gati një vit më parë, Altin Morinën me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA e kapën në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me një mjet luksi. Brenda në makinë iu gjetën 113 mijë euro, që efektivi i RENEA-s e kishte të vështirë t’i justifikonte.
Lajmi kaloi tangent në media dhe teoritë konspirative për lëvizjet e 43-vjeçarët nuk ngjitën shumë, për t’u harruar brenda pak ditës. Por në dosjen e SPAK për mesazhet e SKY ECC, Altin Morina rikthehet si ushtar i vrasësit me pagesë, Durim Bami.
Në kapitullin ku pasqyrohen komunikimet e Durim Bamit me Endrit Doklen dhe Xhelal Rrajën, del edhe emri i Altin Morinës.
Fillimisht ai është i shqetësuar për mikun e tij Durim Bami, të cilit i thotë se i ka shkruar 100 herë, por nuk ka marrë përgjigje. Më pas, të dy bisedojnë për lëvizjet e ish-deputetit të Partisë Socialiste në Tiranë, Arben Ndoka.
Morina duket i gatshëm të ndihmojë me ç’të mundet, informacion, ndërhyrje dhe këshilla të veprimeve që ai i njeh mirë, si për shembull metodat për t’iu ruajtur përgjimeve ambjentale të policisë.
Disa herë ai e këshillon Durim Bamin të ruhet dhe të urdhërojë njerëzit e tij të mos flasin shumë sepse me gjasë janë në përgjim.
Ai është i gatshëm të krijojë kontakte me shefin e komisariatit nr.2 në Tiranë, që prokurorët e SPAK kujdesen të përcaktojnë se ka qenë në detyrë gjatë kohës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.
Ish-shefi i Krimeve Ardit Hasanbegaj, ushtar i Pëllumb Gjokës
Shefi i krimeve në Shkodër, Ardit Hasanbegaj ka qenë një nga personat e rekrutuar nga Pëllumb Gjoka dhe që është zbuluar nga mesazhet e dosjes “Metamorfoza 1” Pas vrasjes së Gjin Boriçit në 9 Gusht 2020, Gjoka e urdhëron shefin e krimeve të mos merret me zbulimin e vrasjes, ndërsa i kërkon informacion për një nga shënjestrat e tij, pjesë e grupeve kundërshtare, Dorian Dulin.
Konfirmohet nga bisedat se ish-shefi i Krimeve të Shkodrës, Ardit Hasanbegaj i shërbeu bandës së Bajrave edhe për kërkimet e Ibrahim Licit, që ishte shënjestra e tyre kryesore në Shkodër.
Madje familja Lici u vu në përgjim për komunikimin me Ibrahim Licin dhe informacionet e policisë kalonin direkt tek banda kundërshtare që kërkonte vrasjen e tij, shkruan lapsi.
Pasi biznesmeni Pëlumb Gjoka gjen numrin e celularit të Ibrahim Licit, ia kalon këtë shefit të krimeve që e vë në përgjim dhe i raporton:
“Atij nuk i ka dalë asnjëherë në valë antenna, vetë aty në shtëpi dhe është i vëllai se e njeh në zë ai lart (operatori i përgjimit), i njeh si shtëpi, ua njeh zërat.
Arditi në vazhdimësi i tregon Pëllumbit që “Dori ka qenë në Tiranë dje, më tha ai shoku, ka takuar një zyrtar. Jo në “pol”, por nuk e ka thënë si emër, një zyrtar se i ka kërkuar takim, më tha shoku. Pëllumbi shprehet që “do ketë takuar ndonjë nga lsi”.
Oltion Bistri, ish shefi i policisë, ushtar i Pëllumb Gjokës
Oltion Bistri është ndër oficerët më të lartë të goditur nga Metamorfozat. Në momentin kur u arrestua, ai sapo ishte shkarkuar nga detyra si shef i Forcave Operacionale. Më herët kishte qenë drejtor policie në Lezhë, Durrës dhe shef i komisariatit nr.2 në Tiranë.
Disa ditë më parë SPAK i sekuestroi miliona euro pasuri, mes të cilave 22 dyqane, 10 apartamente, një vilë, një sipërfaqe tokë truall dhe një garazh.
Gjatë përgjimeve të SKY ECC, kuptohej se Bistri kishte dalë garant për kazinotë e Pëllumb Gjokës në Tiranë në këmbim të ryshfetit.
On 25.11.2019 at 03.17 the citizen Pellumb Gjoka using 7142D9 communicates with the user of DB7ED1 identified as Oltian Bistri. The latter writes to him, he said he had 25 computers and a roulette wheel. You said I will film it, I will also bring you one million lek for the information.
Can you find which one it is? Sma said dr. That he told me before I left, you were worried before I left for Germany to meet me. You have to be careful because the director is scared. You told him about the one who wanted to insert three pieces and was afraid ", it is written in the file about the communication between Bistri and Pëllumb Gjoka.
The National Bureau of Investigation, a parallel structure to the state police
The clearing of communications with SKY ECC has revealed that the state police has been infected to the highest levels in its collaboration with crime.
From the messages of SKY ECC, it is understood that it is not ordinary policemen who serve crime, but it is the leaders of the police who turn into soldiers of criminal groups.
Therefore, in SPAK, it seems that trust in the police is low. The head of the Special Prosecutor's Office, Altin Dumani, admitted a few weeks ago that there are cases for which it is impossible to work with the police, so he chooses to work only with the National Bureau of Investigation.
"They are a category of cases that we cannot investigate with the state police, especially those when state police employees are involved. Our investigations have shown that exponents of the state police, even with high positions, have cooperated with organized crime, referring to the cases that we have investigated, and the cases that we are currently investigating. They are a category of issues that we investigate exclusively with the BKH," said Dumani.
Despite this statement, the results have not been satisfactory. The execution operations of the Metamorphosis 1 and 2 file arrests have been a failure. The main bandits of the criminal episodes have left in time and have not been arrested.