Protesta te kryeministria vogëlushi i “rrëmben” zemrën policit, i puth faqen (Video)

2022-02-06 14:21:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Protesta te kryeministria vogëlushi i “rrëmben”

Banorët e “5 majit’, Laprakës dhe ata të Kamzës e Paskuqanit u mblodhën sërish në protestë përpara Kryeministrisë, duke i bërë thirrje për drejtësi kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, që t’u japin shtëpi të reja me të njëjtat metra katrorë që ata kanë. Ose ti dëmshpërblejnë me çmimin e tregut. 

Pasi vizatuan shtëpi në disa fleta të bardha, teksa familjarët e tyre protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre, në 4 zona të Tiranës, fëmijët ua drejtuan efektivëve të Policisë. Në momentin që një prej të miturve i drejtoi pikturën e tij një efektivi, ai e mori letrën dhe e puthi në faqe djalin e vogël.

Ndiqni videon e ardhur në redaksinë e VoxNews.al:


Video