Ironia e fatit/ Gjyqtarin që dje e dënoi, Saimir Tahiri e denoncoi në 2014 për 

2022-02-05 19:30:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ironia e fatit/ Gjyqtarin që dje e dënoi, Saimir Tahiri e denoncoi

Saimir Tahiri u dënua dje me 3.4 vite burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës. 

Pas një kalvari të gjatë me drejtësinë dhe ndryshimin disa here të trupës gjykuese, tre togat e zeza që e dënuan ishin Engert Pëllumbi, Igerta Hysi dhe Florian Kalaja.

Ironai e fatit qendron që pikërisht Engert Pëllumbi figuron në listën e gjyqtarëve të denoncuar nga Saimir Tahiri në vitin 2014, për vendime absurde dhe që betonizonin kulturën e pandëshkueshmërisë së krimit, duke liruar të arrestuarit nga policia për krime të rënda.

Tahiri e akuzonte Pëllumbin se kishte liruar nga burgu Hekuran Meçanaj, i arrestuar nga policia për vrasje nga pakujdesia.



Video