Is this police force professional and capable of handling violen...
/ 2026-10-16 18:54:07Focus

Një 13-vjeçar është aksidentuar me makinë gjatë mbrëmjes së sotme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Orman të Maliqit.
“Me datë 12.04.2022, rreth orës 20:40, jemi njoftuar se në rrugën e fshatit Orman, Maliq, shtetasi Xh. Sh., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një të mitur rreth 13 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili u transportua në Spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua për veprime të mëtejshme në Komisariat. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.