Today in Constantinople, Istanbul, June 15, 2025, on All Saints' Sunday, the Archbishop of Durres, Tirana and all Albania, His Beatitude John held the historic mass, all in Albanian, including his message in the Church of St. George in the Ecumenical Patriarchate of Constantinople.
Below is the full word.
His Holiness Most Divine, Archbishop of Constantinople, New Rome and Ecumenical Patriarch, beloved and dear brother and companion in Christ God, Mr. Vartholome,
With profound longing and gratitude to God of glory, we celebrate today together the Divine Eucharist, the mystery of mysteries, the source and the end of every apostolic activity. The grace of the Holy Spirit, which "divides all as he wills," gathered us together in one place, to offer with one voice the bloodless slaughter and to renew our calling as preachers of the Gospel in the world.
The commandment of the Risen Lord, "go and make disciples of all nations," is not merely a historical memory, but an exhortatory invitation addressed to every generation, to every local Church, to every believer. And the power to fulfill this mission stems from the Holy Table, where Christ, the "Good Shepherd," feeds His flock and enables it to transmit the joy of salvation.
The question that arises is: In what world are we called to preach the eternal Gospel today? We live in an era of rapid change, where the technological revolution overturns the data of communication and human coexistence every day. The digital age has created new ways of connecting people, but paradoxically it has added loneliness and alienation. Our young people, although they are connected to hundreds of "friends" on social media, feel deeply lonely and seek meaning of existence. Artificial intelligence, which is entering our lives with momentum, raises fundamental questions about the uniqueness of the human person, created "according to the icon and likeness" of God. At the same time, we are experiencing an unprecedented spiritual crisis.
The understanding of truth has been relativized, consumerism has been transformed into a new form of idolatry, and the existential emptiness experienced by contemporary people pushes them towards various forms of substitute spiritualities. However, it is precisely this crisis that can become "praeparatio evangelica" (preparation for the gospel), because the thirsty man seeks the source of living water, while the impartial and noisy Western societies make up the missionary territory (terra missionis). So what is the Church's response to the challenges of the time? How can we convey the eternal message of the Gospel to people who seem indifferent or even hostile?
Historia e misionit orthodhoks na mëson se ungjillëzimi nuk është prozelitizëm, por një thirrje për pjesëmarrjen e të gjithëve, pa përjashtim, në lavdinë e Zotit. Nuk imponojmë besimin, por transmetojmë përvojën e takimit me Krishtin e Ngjallur. “Ai që ka shijuar, e di”, thonë Etërit. Dhe ne, duke shijuar ëmbëlsinë e Mbretërisë, thirremi të bëhemi “liturgjisës pas Liturgjisë”, duke vazhduar veprën e dashurisë në jetën e përditshme.
Fuqia e dëshmisë personale mbetet e pazëvendësueshme. Çdo person që jeton në mënyrë autentike Ungjillin bëhet një provë e gjallë e së vërtetës së tij. Dëshmia e heshtur e dashurisë, e sakrificës, e faljes, flet më fort se një mijë fjalë. Martirët dhe dëshmuesit bashkëkohorë, që dhanë jetën e tyre për Krishtin, por edhe besimtarët e thjeshtë që mikpresin të huajin, kujdesen për të sëmurin, falin armikun, janë ungjillëzuesit e vërtetë të epokës sonë.
Dimensioni baritor i ungjillëzimit kërkon ta takojmë njeriun aty ku ndodhet, jo aty ku do të donim të ishte. Sipas modelit të Zotit, që u përul deri në vdekjen në kryq për shpëtimin tonë, edhe ne thirremi në një përulje dashurie. Të bëhemi mjekë shpirtrash dhe jo gjykatës, të kemi durim dhe zemërgjerësi, duke pritur kohën e Perëndisë për çdo shpirt.
Më lejoni të ndaj me ju përvojën unike të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë. Kisha jonë, pas dekadash ateizmi të dhunshëm dhe persekutimesh, njohu një rilindje të mrekullueshme. Të rinj, të cilët nuk e kishin trashëguar besimin nga prindërit e tyre, erdhën për të kërkuar Krishtin. Nuk kishim kisha madhështore, as programe të organizuara, por kishim dashurinë dhe autenticitetin.Mësuam se besimi nuk imponohet, por fitohet. Se shërbesa dhe dashuria në vepër flasin më fort se diskutimet teologjike. Kuptuam, gjithashtu, se duhet të flasim jo vetëm gjuhën e çdo populli, por edhe gjuhën e çdo epoke. U ndërgjegjësuam se, disa terma teologjikë, ndonëse përmbajnë të vërteta të thella, tashmë janë të ngarkuar me konotacione negative, saqë funksionojnë si largues.Përvoja jonë baritore, për shembull, na mësoi këtë: nëse i themi drejtpërdrejt një të riu “ke mëkate”, ka shumë gjasë ta largojmë, pasi fjala tingëllon si një dënim i ftohtë. Por nëse, duke iu afruar shpirtit të tij, e pyesim “A ndjen se diçka nuk shkon mirë brenda teje? A përjeton një zbrazëti a një shqetësim të brendshëm?”, atëherë ka më shumë gjasa të na dëgjojë. Kjo qasje, që niset nga përjetimi dhe ankthi ekzistencial i vetë njeriut, i hap udhën që ai vetë ta zbulojë të vërtetën e sëmundjes së tij shpirtërore dhe të kërkojë shërimin në Krishtin.
Mësuam, pra, se mënyra e thjeshtë dhe e përulur e jetesës tërheq më shumë se shfaqja e forcës. Priftërinjtë tanë të rinj, shumë prej të cilëve vijnë nga familje që përjetuan ateizmin, kanë një zell të veçantë për transmetimin e Ungjillit, sepse e dinë nga përvoja se ç’do të thotë të jetosh pa Krishtin.
Gjithashtu në këtë sfidë të madhe të ungjillëzimit kuptuam dhe ndjemë se ndonëse trungjet ishin prerë rrënjët ishin ende të gjalla, sepse ato ishin mbjellë nga apostujt e shenjt në trevat tona.Prandaj Kisha Orthodhokse e Shqipërisë lavdëron Perëndinë Triadik për prejardhjen e saj apostolike dhe praninë historike shumëshekullore te saj në trojet e Ilirikut. Durrësi, Epidamni i lashtë, ka qenë një nga portet më të rëndësishme të Perandorisë Romake dhe më pas të asaj Bizantine, duke përbërë skajin perëndimor të Rrugës së famshme “Egnatia”. Kjo pozitë gjeografike e bëri rajonin tonë lidhës të rëndësishme midis Lindjes dhe Perëndimit, urë qytetërimesh dhe traditash, vend takimi i Krishterimit lindor dhe perëndimor. Përmendja e Apostullit Pavël për predikimin e Ungjillit “nga Jerusalemi dhe rreth e qark gjer në Ilirik” (Rom. 15:19) dëshmon pranimin e hershëm të mesazhit të krishterë në trojet tona.
Toka martire e Shqipërisë është shenjtëruar nëpërmjet pranisë së një plejade shenjtorësh dhe martirësh. Nga Qesari, episkopi i parë i Durrësit, i cili sipas traditës ka qenë një nga Shtatëdhjetë Apostujt dhe u dorëzua nga Apostulli Pavël, deri në kohët e reja, Kisha jonë ka lindur shenjtorë të cilët ndriçuan, jo vetëm tokën tonë, por edhe rajone më të gjera të Ikumenit Orthodhoks. Hieromartiri Asti, episkop i Durrësit, si dhe Hieromartiri Elefter, episkop i Ilirikut me qendër në Vlorë, kanë qenë predikues të palodhur të Ungjillit dhe dhanë dëshmi e tyre me martirizim. Njëkohësisht emrat e episkopeve të Durrësit regjistrohen në listën e anëtarëve të Sinodeve Ekumenike ose Patriarkale. Veçanërisht tre shenjtorë lidhin ngushtë Kishën e Shqipërisë me Patriarkanën Ekumenike.
Shën Joan Kukuzeli, Zëengjëlli, i cili lindi në Durrës gjatë shekullit XIV. Ky mistagog i muzikës bizantine, asketizoi në Lavrën e Madhe të Malit të Shenjtë, ku edhe fjeti në mënyrë oshënare. Kontributi i këtij biri tonë të ndritshëm në traditën e shenjtë muzikore të Kishës ka qenë vendimtar.
Shën Nifoni, Patriark i Kostandinopojës. I lindur në Peloponez nga babai arvanit, Shën Nifoni u lidh ngushtë me heroin kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeun. Vëllazërimi i tyre shpirtëror dhe shërbesa e shenjtit si prift në Krujë, kryeqytetin e Skënderbeut, para ngjitjes së tij në Fronin Ekumenik, përbën shembull të gjallë të unitetit të besimit dhe të dashurisë vëllazërore.Hieromartiri Kozma Etolosi, i Barabartë me Apostujt, i cili gjatë shekullit XVIII përshkoi me bekimin e Patriarkanës Ekumenike shumë provinca të Shqipërisë së sotme dhe, duke predikuar fjalën e Perëndisë, dha një kontribut thelbësor në ruajtjen deri ne martirizim besimin orthodhoks. Zgjimi i ndërgjegjes kombëtare të popullit shqiptar në fillim të shekullit XX dhe krijimi i Shtetit të ri shqiptar të bekuar nga Perëndia më 1912, krijuan kushte të reja për organizimin kishtar të vendit. Të krishterët e devotshëm orthodhoksë iu drejtuan Fronit të Tërëshenjtë Apostolik dhe Patriarkal Ekumenik dhe, me besim në të, i paraqitën nevojat e tyre aktuale kishtare.
Patriarkana Ekumenike, duke parë me vëmendje këtë kërkesë të tyren, e njohu me dashamirësi kërkesën e bijve të dashur shpirtërorë në Shqipëri dhe, në kohë të bekuar më 1937, nën Patriarkun Veniamin I, shpalli Kishën Orthodhokse të Shqipërisë si motër shpirtërore me autoqefali të plotë.
Periudha e regjimit ateist ka qenë më e errëta në rrugëtimin shumëshekullor të Orthodhoksisë në Shqipëri. Persekutimi brutal dhe sistematik kundër çdo shfaqjeje fetare nga viti 1967, çoi në shembjen ose përdhosjen e qindra kishave dhe manastireve, në burgosjen, torturimin dhe vdekjen e dhjetëra klerikëve dhe besimtarëve, në ndalimin e çdo akti fetar, madje edhe të lutjes private.Kisha jonë arriti “deri në portat e Hadhit”. Regjimi shpalli Shqipërinë si “shtetin e parë ateist në botë”, duke menduar se kishte fshirë përfundimisht çdo prani fetare nga vendi. Por premtimi i Zotit tonë Jisu Krisht se “portat e Hadhit nuk do ta mundin atë” (Mt. 16:18) u dëshmua më i fortë se çdo mekanizëm njerëzor dhe çdo persekutim.
Dhe mrekullia u realizua! Rënia e regjimit ateist më 1991 hapi rrugën për rilindjen e Kishës. Por situata ishte tragjike: asnjë hierark në detyrë, shumë pak presviterë të gjallë, kisha të shkatërruara ose të kthyera në magazina apo palestra, asnjë organizim kishtar, asnjë edukim teologjik.
Në atë moment kritik, Patriarkana Ekumenike dëshmoi praktikisht dashurinë dhe kujdesin e saj për Kishën e Shqipërisë. Sinodi i Shenjtë dhe i Hirshëm i Patriarkanës Ekumenike caktoi profesorin e Universitetit të Athinës, Episkopin e Andrusës, (Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Apostolik të Kishës së Greqisë dhe vendmbajtës i Mitropolisë së Shenjtë të Irinupolit) Anastasin, si ekzark patriarkal, me mision të shkonte në Shqipëri për kontaktet e para me orthodhoksët dhe autoritetet e vendit. Zgjedhja e një hierarku me përvojë të pasur në veprën misionare (hierapostolike), me përgatitje të thellë teologjike dhe aftësi organizative, u dëshmua bekim i Perëndisë për Kishën e rilindur.
Vepra që është kryer gjatë tre dekadave të fundit është haptazi mbresëlënëse dhe dëshmon fuqinë e besimit dhe hirin e Frymës së Shenjtë. Nga hiçi, Kisha e Shqipërisë u rindërtua shpirtërisht dhe materialisht.
Mijëvjeçari i tretë që po kalojmë kërkon prej nesh guxim dhe vizion, besim dhe dallueshmëri, traditë dhe përtëritje. Të jemi të rrënjosur në traditën apostolike, por edhe të hapur ndaj mundësive të reja që na ofron Perëndia. Të flasim gjuhën e bashkëkohësve tanë, pa e tradhtuar mesazhin e përjetshëm. Të jemi të pranishëm në botë, pa qenë të botës.
Sot, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë përbën faktor të qëndrueshëm progresi dhe zhvillimi për vendin. Prania e saj nuk kufizohet në hapësirën ngushtësisht fetare, por shtrihet në të gjitha fushat e jetës sociale, duke kontribuar në rilindjen shpirtërore, morale dhe kulturore të popullit.
Vizionojmë një zë të fuqishëm dhe të bashkuar të Orthodhoksisë në botën bashkëkohore, zë i cili do të shpallë mesazhin e Ungjillit me guxim dhe urtësi, do t’u përgjigjet pyetjeve ekzistenciale të njeriut bashkëkohor, do të ofrojë shërimin e dashurisë në plagët e njerëzimit. Misioni i Kishës për të bashkuar popujt dhe për t’i udhëhequr drejt dritës së Ngjalljes mbetet aq aktual dhe urgjent sa asnjëherë më parë.
Kisha e Shqipërisë, ne masën e mundësive te saj dhe sfidave të shumta, është e gatshme dhe e vullnetshme të ofrojë shërbimet e saj në këtë vepër të madhe.
Tërëshenjtëri, Pranoni mirënjohjen tonë për dashurinë atërore, mbështetjen e pandërprerë dhe kujdesin e vazhdueshëm që tregoni ndaj Kishës së Shqipërisë. Prania jonë këtu sot dëshmon qartë dashurinë, respektin dhe përkushtimin tonë ndaj personit Tuaj të nderuar dhe institucionit të lartë që përfaqësoni.
Duke përfunduar, shpreh sigurinë time se “ai që, sipas fuqisë që vepron në ne, mund të bëjë shumë më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë” (Efes. 3:20), do t’i bekojë përpjekjet tona dhe do ta bëjë fjalën e Tij të japë fryt. Le të bëhemi bashkëpunëtorë të denjë të Tij në veprën e shpëtimit të botës.
Uroj që Zoti i lavdisë, i ngjallur së vdekursh dhe që rri në të djathtë të Atit, ta forcojë gjithmonë Shenjtërinë Tuaj, t’i ndriçojë vendimet Tuaja dhe ta bekojë grigjën Tuaj. Amin. Kisha e Shenjtë Patriarkale e Shën Gjergjit – FanarE diela pas Pentikostisë, 2025