Is this police force professional and capable of handling violen...
/ 2026-10-16 18:54:07Focus
Ditën e premte, në orën 10:00, prokurorët e SPAK do të marrin në pyetje ish ministrin e arrestuar të Mjedisit, Lefter Koka.
SPAK ka caktuar orarin që ditën e nesërme ai të paraqitet në ambientet e SPAK për të dëshmuar për dijeninë e tij si i pandehur për akuzat e ngritura për lidhjet me inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit. Kjo është hera e parë që Lefter Koka do të merret në pyetje që pas arrestimit të tij, kjo edhe për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Ish-ministri prej një jave është transferuar nga paraburgimi 313, në paraburgimin e Durrësit.