Biznesmenit shqiptar i sekuestrohen 4.5 milionë euro prona në Itali (EMRI)

2024-03-02 19:23:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Biznesmenit shqiptar i sekuestrohen 4.5 milionë euro prona në Itali
Pronat e sekuestruara

Autoritetet italiane i kanë sekuestruar disa pasuri biznesmenit shqiptar, Gëzim Sallaku.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, biznesmenit 53-vjeçar, i cili jeton në Itali, i është sekuestruar pasuri me vlerë mbi 4.5 milionë euro.

Mësohet se pasuritë e sekuestruara, që tashmë do ti kalojnë shtetit italian, përfshijnë një vilë me vlerë të konsiderueshme në Sale Marasin, plus aktivitete sipërmarrëse që operojnë në sektorët e hoteleve luksoze, të ndërtimit dhe të pasurive të paluajtshme.

Sallaku ka qenë edhe më parë në qendër të çështjeve ligjore, por financat tashmë e nxorën zbuluar.

Sipërmarrësi shqiptar raportohet se kishte një standard të lartë jetese, por deklaronte të ardhura të ulëta në organet tatimore.

Masa e ndalimit të tij parashikon mbikqyrje të veçantë të sigurisë publike për 5 vite dhe detyrimin për të mos u larguar nga bashkia ku kishte vendbanimin.


Video