The man of corruption and intrigue - Profile of Arben Voja, the ...
2026-11-14 21:58:05Focus

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur pasditen e sotme, në aksin nacional Korçë-Bilisht.
Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Dishnicë.
Një mjet përplasi një person që po lëvizte me biçikletë.
Mësohet se i dëmtuari është dërguar në spitalin e Korçës, pasi ka marrë dëmtime në kokë, por sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën zbardhjen e rrethanave të aksidentit.