Aksident me vdekje në Tiranë

2022-03-13 09:12:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident me vdekje në Tiranë
Foto ilustruese

Sot rreth orëve të para të mëngjesit, në Kamzë, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen/

Sipas policisë, shtetasi D. P., 24 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi D. P., dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi F. P., 61 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 


Video