6 years since the murder of commissioner Artan Cuku/ The procrastination of the process in Tirana keeps the principal "hostage" in Greek prisons

2023-04-09 12:25:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
6 years since the murder of commissioner Artan Cuku/ The procrastination of the
6 years since the murder of Commissioner Artan Cuku

His remains have been resting in the Martyrs' Cemetery for a year. What was left of Artan Cuku was brought here 5 years after the murder with an official ceremony where there was also a promise to bring justice.

But, 6 years after the mafia murder, only Mikel Shallari, the material executor, is in handcuffs. While the originator, the orderer, the financier of this crime, there is still no thorn in the leg for this crime. Justice has not yet found time to say its word after 6 years.

The show "Our Things" makes a summary of what happened from April 8, 2017 to April 3, 2023.

Rakip Cuku, brother of Artan Cuku: "Here in the Martyrs' Cemetery from the ranks of the Police, you in blue uniforms are addressing me with a prayer. Be proud of your State Police uniform. Keep it dignified. Do not pollute it for any reason. Innocent blood was shed for that uniform. You have all given something of your life to the Police. Now his colleagues who rest here gave him everything."

This is Bledar Jambelli, suspected and accused of masterminding the murder of the former Vlora police director. For the latter, Fierak was a contract killer, for which he gathered a stack of evidence. Jambelli did not forgive the identification and public exposure in front of opinion and justice, with photos and fingerprints, to the chief commissioner who opened a bunch of old files while leading the Vlora Police.

April 8, 2017

The former director of the Vlora Police, Artan Cuku, is executed

On the evening of April 8, 2017, around 8 o'clock in the evening, Artan Cuku had just left a minimarket and was returning home. The killer, Mikel Shallari, was waiting for Cuk in front of the building where he lived. He was accompanied by his cousin, Kristaq Leci, who was waiting in the nearby grassy field and guided him remotely by means of text messages.

Kur Artan Cuku doli nga minimarketi dhe u shfaq përballë autorit duke iu drejtuar hyrjes së pallatit, Mikel Shallari u pozicionua tek shkallët, në pjesën e brendshme. Në momentin që Cuku u shfaq para tij, autori e qëlloi me dy pistoleta.

Artan Cuku u mbijetoi plumbave dhe tentoi të futej në ashensor, por vrasësi e ndoqi dhe e qëlloi edhe aty. Cuku nuk u rrëzua, doli nga ashensori dhe tentoi të përleshej fizikisht me autorin. Por aty mori goditjen fatale. Mikel Shallari e qëlloi në kokë.

Ky moment u sqarua në Gjykatën e Tiranës para pak ditësh, më 3 prill, nga vetë i pandehuri Mikel Shallari. Bashkëshortja dhe vëllezërit e Artan Cukut, 6 vite pas ngjarjes, përjetuan edhe një herë vrasjen e tij. Ata ishin të pranishëm në sallën e gjyqit, në procesin që po zhvillohet në mungesë ndaj Bledar Jambellit dhe Kristaq Lecit.

I qetë dhe mjaft i ftohtë, Shallari tregoi gjithçka. Si e kishte ndjekur Cukun, si e kishte ruajtur e si e kishte qëlluar për vdekje mbrëmjen e 8 prillit të vitit 2017.

Mikel Shallari përsëriti edhe një herë, fjalë për fjalë, ato që kishte thënë në ditën kur firmosi marrëveshjen, nga e cila përfitoi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe u dënua me 10 vite burgim, shumicën e të cilave tani e ka kryer.

12 Qershor 2017

Vrasësi pranon të bashkëpunëpunojë me drejtësinë

Më 12 qershor të vitit 2017 Mikel Shallari shpreh vullnetin të bashkëpunojë me drejtësinë dhe nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me prokurorin Henrik Ligori. Një ditë para, gjatë pyetjes së tij, ai dha deklarime të hollësishme lidhur me krimin e kryer dhe bashkëpunëtorëve të tij. Në rolin e organizatorit dhe të shtytësit, të cilët i identifikoi si Bledar Jambelli, i njohur edhe si Rikardo Muho dhe Gerti Kajo, i njohur edhe si Kristaq Leci, ky i fundit djali i dajës së Shallarit.

Mikel Shallari vrau kryekomisarin Artan Cuku pasi iu premtua se do të merrte 20 mije euro, si dhe do e ndihmonin të largohej drejt Gjermanisë. Shallari është ekzekutori, por krimi është porositur dhe kryer në bashkëpunim me të pandehurit, Bledar Jambelli dhe Kristaq Leci.

Por si ra Policia në gjurmët e Mikel Shallarit?

Pas vrasjes, ai zhveshi pjesën e sipërme dhe të poshtme të veshjes sportive dhe i hodhi në një kazan plehrash, në cep të rrugës “Zef Jubani”. Rrobat u gjetën dhe u sekuestruan si dhe iu nënshtruan ekspertimeve. Gjithashtu kamerat fiksuan Shallarin të largohej me duar në xhepat e bluzës. Pikërisht në gjurmët biologjike të lëna në xhepat e bluzës u arrit të ndërtohej profili gjenetik i ADN-së së një personi mashkull. Profili gjenetik i ADN-së përputhej me atë të një personi të regjistruar në Zvicër, në kantonin e Zyrihut, si Mikel Shallari, i biri Edmondit dhe Smihanës, lindur në Skrapar, 6 nëntor 1993. Mikel Shallari rezultonte se kishte kryer një dënim për shitje narkotikësh edhe në Zvicër. Rezultatet e analizave u vërtetuan edhe nga Instituti i Policisë Shkencore dhe më pas nisi puna për arrestimin e Mikel Shallarit.

Mars – Prill 2017

Thuret plani për vrasjen e Artan Cukut

Nga mesi i dhjetëditësisht të tretë të marsit dhe fillimi i prillit 2017, me porosi të organizatorit Bledar Jambelli, është thurur plani për vrasjen e Artan Cukut. Shallari, me ndihmën e kushëririt Kristaq Leci, vëzhgonin territorin rreth banesës së viktimës dhe e ruanin për të gjetur rastin e volitshëm. Nga data 26 deri më 28 mars, Mikel Shallari ka marrë me qira një makinë tip “Golf” për të vëzhguar viktimën.

Nga data 28 mars deri më 4 prill ka marrë me qira një “Fiat Evo” të zi, sipas porosisë së të pandehurve Jambelli dhe Leci. Më 7 prill makina “Fiat” i është fikur pranë pallatit ku banonte viktima, pikërisht në momentin kur Shallari po largohej me Kristaq Lecin pas tentativës së dështuar për të vrarë Artan Cukun.

Vrasja ishte planifikuar të kryhej pasditen e datës 7 prill 2017, ku rolin e ekzekutorit e pati marrë përsipër Kristaq Leci, i veshur me të njëjtat rroba që të nesërmen i veshi Mikel Shallari. Të dy ishin pozicionuan përballë godinës së një universiteti privat në rrugën e Kosovarëve. Artan Cuku u ul tek një kafe jo larg banesës. Kristaq Leci, me armët në brez e ndoqi nga pas, por nuk e kreu vrasjen nga frika e identifikimit për shkak të lëvizjeve të shumta të njerëzve në atë orë.

Në dëshminë e tij Mikel Shallari shpjegoi si ata vëzhgoheshin nga organizatori Bledar Jambelli, i cili i nxiti të qëllonin. Në mbrëmje vonë, të tre të pandehurit u takuan tek një lokal, ku Jambelli, me tone fyese shprehu pakënaqësi ndaj tyre dhe i nxiti që krimin ta kryenin të nesërmen. Shallari mori përsipër ta kryente vetë ekzekutimin. Ai ishte orientuar që të ndërronte numrat e telefonit një herë në dy ditë. Ai komunikonte vetëm me të pandehurin Leci, ndërsa me Jambellin rezulton se nuk ka komunikuar asnjëherë. Të nesërmen, më 8 prill, u vra Artan Cukut.

Pasi realizoi vrasjen, autori u largua fillimisht drejt sheshin “Wilson”, ku mori një taksi, e cila e çoi në rrugën “Teodor Keko”, në Unazën e re. Po atë natë, Shallari theu telefonat e tij dhe të Lecit, si dhe zhduku kartat sim të vendosura në ta. Te nesermen Shallari merr nga Jambelli e Leci 2 mijë euro si shpërblim për krimin.

Shallari mësoi po atë pasdite se do të largoheshin për në Greqi Jambelli dhe Leci, të cilët kanë bërë kujdes që të mos lënë gjurmë në sistemin TIMS për hyrjet e daljet në kufi. Por një sërë dëshmitarësh provojnë se ditët kur përgatitej krimi ata ndodheshin në Tiranë. Ky fakt provohet nga deklarimet e disa personave që i kanë njohur ata përmes paraqitjes për njohje me fotografi. Fillimisht armët e krimit Shallari i fshehu përkohësisht pranë “Astirit”, më pas i mori dhe transportoi në Kuçovë, duke i paketuar dhe groposur në një vend në shtratin i lumit Devoll. Në praninë e Shallarit, pas këqyrjes së vendit u gjetën dhe sekuestruan dy pistoleta, një e markës Glock dhe një Zastava, të dyja me krehër pa fishekë. Pas akt ekspertizës u provua se armët e sekuestruara ishin armët e përdorura në vrasjen e Artan Cukut.

Porositësi i vrasjes

Mikel Shallari ka dhënë shpjegime të hollësishme mbi rrethanat dhe motivin e krimit të vrasjes së Artan Cukut. Ai pranoi se për kryerjen e vrasjes i ishin premtuar 20 mijë euro nga personi i interesuar, të cilin ai e pati njohur me ndërmjetësimin e djalit të dajës së tij, Kristaq Lecit. Ai e konsideronte atë si peson të rëndësishëm dhe e quante “I madhi” ose “Shefi”. Ky person u identifikua më pas prej tij si Bledar Jambelli. Përveç çmimit të mësipër të krimit, organizatori dhe ndërmjetësi i premtuan të pandehurit se do ta ndihmonin të sistemohej në Gjermani. Shallari ka rrefyer se shenjestren ja patën treguar porositësit e krimit nga nje foto internet. Ata i bënë të ditur automjetin me të cilën lëvizte Cuku, dhe vendin ku ai parkonte para se të hynte në banesë.  Bledar Jambelli i premtoi Shallarit 20 mijë euro, por nga akt marrëveshja kuptohet se Shallari nuk e ka marrë të gjithë shumën.

Hakmarrja e Bledar Jambellit

Mikel Shallari ka shpjeguar në dëshminë e tij edhe motivin e krimit. Nga i pandehuri Bledar Jambelli dhe bashkëpunëtori i tij Kristaq Leci, ka mësuar se viktima e pati arrestuar të pandehurin Jambelli, si të dyshuar për vrasjen e shtetasit Amarildo Delaj. Ky fakt provohet se ka ndodhur në kohën kur viktima kryente detyrën e drejtorit të Policisë së Vlorës.  Jambelli arrestimin e tij e quante të padrejtë dhe të nxitur nga persona të tjerë. Ky ishte motivi që ai kishte vendosur ta vriste oficerin e karrierës Artan Cuku.

Bledar Jambelli ishte mbajtur në paraburgim nga data 7 dhjetor 2012 deri më 7 qershor 2014.  E pas arrestimit për vrasjen e Delaj, gjatë një operacioni që u drejtua nga vetë Artan Cuku, u gjetën prova të reja që e përfshinin Jambellin edhe në dy vrasje të ndodhura në vitin 2006.

Ky ishte momenti kur Artan Cuku u kërcënua me jetë nga Jambelli, i cili i tha në zyrë se nuk do e harronte kurrë këtë ditë. Kërcënimet vazhduan edhe pasi Bledar Jambelli u izolua në një qeli në Burgun e Rrogozhinës. Madje, në lidhje me këtë rast ai u mor në pyetje në ambientet e burgut nga oficerët e Krimeve të Rënda.

Por ajo që u konstatua në qelinë e Jambellit, e bënte edhe më serioz kërcënimin ndaj Cukut. Emri i Artan Cukut ishte shkruar me dhjetëra herë në muret e qelisë. Por oficerët neglizhuan diçka shumë të rëndësishme. Nuk fotografuan shkrimet në mure në mënyrë që të përdoreshin si provë. Qartazi Jambelli ja kishte bërë bënë Cukut, por tashmë është vonë për të ngritur pikëpyetje se çfarë do të kishte ndodhur nëse kjo gjë do të ishte marrë më seriozish.

7 Dhjetor 2012

Bledar Jambelli arrestohet si i dyshuar për vrasje në Vlorë

Nga data 7 dhjetor 2012 deri më 7 qershor 2014, Bledar Jambelli, lindur dhe banues në Mbrostar të Fierit, u mbajt në qeli si i dyshuar për vrasje. Në janar të vitit 2013, Gjykata e Vlorës e njohu atë me masën “arrest me burg”, si i dyshuar për vrasjen e Shpëtim Mukës, Ervis Shehut (shok i Mukës), dhe plagosjen e Edvin Zanajt, (nipi i Mukës).

Si rezultat i këmbënguljes së Artan Cukut, në atë kohë drejtori i Policisë së Vlorës për të rihapur hetimet, u bë i mundur sigurimi i provave shkencore dhe u kërkua rifillimi i hetimeve për këtë ngjarje, me autor të dyshuar Bledar Jambellin.

E megjithatë, sipas vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, dhënë në vitin 2014, Bledar Jambelli shpallet i pafajshëm për mungesë provash. Në fakt, Prokuroria e Vlorës kishte paraqitur një provë të fortë në Gjykatë për të, që ishte një gjurmë gishti në makinën e përdorur nga autorët për vrasjen e dyfishtë të vitit 2016. Krahasimet e bëra nga ekspertët e Kriminalistikës dolën në përfundimin se gjurmët përputheshin me ato të Jambellit.

“Lidhur me aktin e ekspertimit daktiloskopik, Gjykata ka vlerësuar se ai nuk ka vlerë të paracaktuar pasi: Vetëm vendi i gjetjes dhe marrjes së gjurmës “A” nuk është shoqëruar me fotografi”, shkruan arsyetimi i Gjykatës. Për këtë arsye, Jambelli u lirua nga akuzat dhe Gjykata e Lartë refuzoi rekursin e Prokurorisë së Vlorës.

18 Prill 2018

Bledar Jambelli shpallet në kërkim ndërkombëtar

Diçka më shumë se 1 vit nga vrasja e ish-drejtuesit të policisë Artan Cuku, në 18 prill të vitit 2018, Bledar Jambelli shpallet në kërkim ndërkombëtar, si i dyshuar për vrasjen e 42 vjeçarit. Më datë 12 qershor të vitit 2017, ish- Gjykata e Krimeve të rënda kishte vendosur masën “arrest me burg” në mungesë për të.  Shtetasi Bledar Jambelli, i njohur edhe me emrin Rikardo Muho, shpallet në kërkim me kartelë të ‘kuqe’. Më shkresën e datës 17 prill 2018, Prokuroria e Krimeve të Rënda, Tiranë, ka dërguar urdhrin e datës 12 qershor 2017 për ekzekutimin e vendimit nr.292, të datës 12 qershor 2017 të Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprën penale ‘Vrasje e punonjësit të policisë së shtetit”, në bashkëpunim. Urdhi për ndalimin e tij iu përcoll në atë kohë Seksionit për Krimet ndaj Jetës.

Më 16 dhjetor të vitit 2018, Policia e Shtetit njoftoi se falë bashkëpunimit ndërkombëtar, kishte rënë në praga i dyshuari kryesor për porositjen e vrasjes së ish-oficerit të lartë të Policisë Artan Cuku.

Policia njoftonte zyrtarisht se në kuadër të shkëmbimit të informacioneve me zyrat homologe dhe bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën ishte arrestuar në Athinë Bledar Jambelli. Sipas Policisë arrestimi i tij ishte kryer me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.  E megjithatë Jambelli nuk u ekstradua dhe nuk u dërgua në qeli, duke u lënë të lirë pak kohë më vonë…

5 Prill 2019

Gjykata e Lartë greke refuzon ekstradimin e Bledar Jambellit

Në vendimin e Gjykatës së Larte greke, që mban datën 5 prill 2019, refuzohet ekstradimi i Bledar Jambellit. Në vendim zbulohet edhe një tjetër identitet i rremë i Jambellit, konkretisht ai Kristos Xamkidhis, gjeneralitete me të cilat ai është prezantuar në momentin e arrestimit.

Ai u arrestua atje për armëmbajtje pa leje dhe mosbindje ndaj urdhrave të Policisë. Pasi iu verifikuan gjurmët e gishtave, rezultoi i skeduar në Greqi me disa identitete të rreme. Gjykata e Lartë greke arsyeton se, në vitin 2012, kur Jambelli ndodhej në paraburgim si i dyshuar për vrasjen e dy shtetasve shqiptarë, akuzë e cila u ra nga autoritetet shqiptare dhe përfundimisht u shpall i pafajshëm, ai u godit me thikë në burg nga persona të nxitur nga Policia shqiptare. Ky ishte edhe argumenti që përdori Gjykata greke që refuzoi ekstradimin e Bledar Jambellit.

13 Korrik 2022

Bledar Jambelli e Kristaq Leci arrestohen në Greqi për plagosje

Por CV kriminale e Jambellit dhe Leci nuk kufizohet gjeografikisht vetëm në Shqipëri.  Më 13 korrik të vitit 2022, Bledar Jambelli dhe Kristaq Leci janë arrestuar nga autoritetet greke për grabitje të dhunshme pasi janë përfshirë në një përleshje të përgjakshme në një furrë buke në Vula janarin e vitit 2021, ku u plagosen me armë 3 persona, ndërsa 2 të tjerë me sende të forta.

Në dhjetor të vitit 2021, mediat greke shkruanin se Jambelli rezultonte të ishte një prej të shumëkërkuarve shqiptarë që u pajisën me identitete false greke. Por nga ana tjetër ai ishte edhe personi që kishte spiunuar “kreun e grupit” që nxirrte pasaporta false. Në prill të vitit 2020 Jambelli i kishte dhënë policisë informacione të rëndësishme për aktivitetin kriminal të grupit që falsifikonte pasaporta. I thirrur nga Prokuroria e Pireut, për një çështje kontrabandë cigaresh, Bledar Jambelli kishte treguar identitetin e një prej krerëve të grupit, një 62-vjeçar, emigrant nga Kazakistani, me përfshirje të mëparshme në rastet e trafikimit.

Vetë Jambelli kishte siguruar një identitet të ri, me ermin Kristos Xamkidhis, në këmbim të 35 mijë eurove, në mënyrë që t’i shmangej edhe ekstradimit në Shqipëri.

Pavarësisht këtij spiunimi, prej 13 korrikut të vitit të kaluar, Bledar Jambelli ndodhet në burg për plagosje të rëndë.

Policia greke në një deklaratë zyrtare ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e Jambellit dhe Lecit. Policia greke ka njoftuar se në banesën e Jambellit u gjet dhe u sekuestrua: pistoletë me fole silenciatori dhe karikator me 14 fishekë, pistoletë tjetër, 2 thika, sëpatë, pajisja e interferencës së sinjalit elektronik (bllokues GPS), detektor i pajisjes elektronike, etj.

Ndaj të pandehurve është ngritur akuza për vrasje të dhunë të shumëfishtë në tentativë dhe lëndime të rrezikshme trupore në kuadër të organizatës kriminale.

3 Prill 2023

Seanca e radhës në Gjykatën e Tiranës për vrasjen e Artan Cukut

Në një kohë që Bledar Jambelli dhe Kristaq Leci ndodhen në burg në Greqi për veprat penale të kryera atje, në Shqipëri vijon procesi në mungesë të tyre në Gjykatën Penale të Tiranës. Seanca e radhës ishte më 3 prill, ku i dënuari i vetëm për vrasjen e Artan Cukut, Mikel Shallari, përsëriti edhe një herë dëshminë e dhënë në aktmarrëveshjen që e bëri atë bashkëpunëtor të drejtësisë.

Nga dhjetori i vitit 2019, si shumë dosje të tjera që u gjykuan nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda, edhe dosja në ngarkim të të pandehurve për vrasjen e Artan Cukut i ka kaluar Gjykatës Penale të Tiranës.

Në një kohë që të arrestuarit si vrasës, Mikel Shallarit i ka mbetur për të vuajtur më pak se gjysma e dënimit prej 10 vitesh, për dy të akuzuarit e tjerë procesi vijon të zvarritet. Disa herë për mungesë të avokatëve e herë të tjera për ndryshim të prokurorëve. Deri tani dosja ka kaluar në duar të 4 prokurorëve.

E sa më shumë të zgjatet ky proces, aq më shumë i shtohen mundësitë Bledar Jambellit që t’i shpetojë drejtësisë shqiptare. Ndoshta edhe për faktin se seancat po zhvillohen larg vëmendjes së medias, procesi po vijon të zvarritet.

Rakip Cuku, vëllai i Artan Cukut: “Kam një apel për drejtësinë. Vrasësit e Artan Cukut janë akoma në liri. Drejtësia po vonon. Ata që ngritën armën dhe vranë shërbërtorin e shtetit, duhet të japin llogari para drejtësisë. Shteti ia ka borxh drejtësinë Artan Cukut”.

The Greek authorities are awaiting a court decision to decide on the extradition of Bledar Jambelli.

This seems to be the last chance for the person who commissioned the murder of Artan Cuku to face Albanian justice. The Criminal Court of Tirana has this chance.


Video