4 murders, 3 injuries, 2 rapes, 2 thefts, 1 violence/ History of all events with serial killer Dan Hutra

2023-03-04 18:58:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
4 murders, 3 injuries, 2 rapes, 2 thefts, 1 violence/ History of all events with
Dan Hutra

Today he is 40 years old and holds the authorship of 4 murders, three injuries, two rapes, two thefts and one case of domestic violence and threats. At least for that she was arrested and convicted.

In fact, he was punished so little that in 20 years he managed to commit so many crimes. If he had received the punishment he deserved, today he would be behind bars and not walking the streets of Tirana with a cane in his hand and leaving behind blood and victims.

On Wednesday, he killed three women and injured three others. All of them were caused in three different areas in Tirana, but in a period of 30 minutes.

He gave the signal when he was 20 years old. At this age he committed his first documented crime, against two women. He held hostage and tried to rape his sister-in-law and her mother in Devoll. This was the moment when Dan Hutra started his series of violence and murders targeting women.

And from this moment on, he is considered a repeat offender every time he commits other crimes. Consequently, there should not have been facilities either from the Prosecutor's Office or from the Court.

But no, quite the opposite has happened. The one who caused the terror on Wednesday in Tirana is not just a criminal.

He is a serial killer manufactured by the justice system.

Today, the High Inspectorate of Justice launched the verification of the case to identify if there is disciplinary responsibility on the part of the magistrates

This is the moment when institutions start passing the ball to each other. But it seems that the ILD is a little late to carry out these verifications. They should have started earlier, since a repeat offender received a minimum sentence for domestic violence and intimidation.

The author's arrest and conviction history

May 20, 2003
Holds hostage and tries to rape her sister-in-law and her mother in Devoll

December 10, 2007
He kills his 22-year-old wife with a knife

December 7, 2021
Arrested for residential theft in Durrës

February 1, 2022
Arrested in Durrës trying to steal an apartment

16 qershor 2022
Arrestohet pasi dhunoi e kërcënoi bashkëjetuesen e familjen e saj

Le të nisim nga vitit 2003, kohë kur Dan Hutra vuri për herë të parë gjurmët e gishtave në sistemin e Policisë Kriminale.

Ai arrestohet më 20 maj të atij viti pasi mbajti peng dhe tentoi të përdhunonte kunatën e nënën e saj.

Ngjarja ndodhi në Devoll, kur autori ishte 20 vjeç. Ai u gjykua dhe u shpall fajtor për këtë ngjarje dhe u dënua me vetëm 2 vite burgim.

U akuzua për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, parashikuar nga Neni 102 i kodit penal.

Për këtë vepër penale, ligji parashikonte nga 3 deri në 10 vjet burg. Dan Hutra u dënua me 2 vjet.

Ky ishte precedent i tij i parë dhe deri diku konsiderohet e pranueshme nga ana ligjore që ai të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar.

Por në çdo rast tjetër arrestimi dhe dënimi ai duhej konsideruar ashtu siç ishte, përsëritës.

Katër vite më vonë, Dan Hutra realizon vrasjen e parë. Më 10 dhjetor të vitit 2007, në zonën e ish-parkut, rrugën “Stavri Themeli”, në Tiranë gjedet e vrarë në banesën ku jetonte me qira, 22-vjeçarja Dafina Havalja. Vajza me origjinë nga Klosi ishte vrara dy ditë para se të bëhej denoncimi në Komisariatin Nr.2. Rezultoi se autori i ngjarjes ishte bashkëshorti saj Dan Hutra, 25 vjeç, nga Kukësi.

Babai i Dafinës, Adbulla Havalja, tregonte në atë kohë se e bija kishte telefonuar nënën e saj pak para se të vritej. Vajza i ka thënë se Dani e kishte mbyllur në dhomë e kishte frikë se do ta vriste. Menjëherë pas kësaj telefonate ajo është vrarë.

Ai ka marrë në telefon vjehrrën duke i thënë: “Të rroni vetë se vajzën ta vrava”. Ndërsa për ta ngatërruar rreth vendndodhjes i ka thënë se ishte në Greqi. Por pa kaluar ende një javë ai është arrestuar në Kukës. Ai e kishte goditur 22 vjeçaren me thikë pranë zemrës dhe pasi i ka vendosur thikën në gjoks është larguar. Babai i Dafinës tregonte se nuk ka pasur dijeni për dënimin e mëparshëm të dhëndrrit për përdhunim. E ka mësuar pas martesës, por sipas tij atehërë ka qenë vonë.

Për këtë ngjarje, në mars të vitit 2009 ai u dënua me 24 vite burg, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, u dënua me 16 vjet heqje lirie. Në atë kohë nuk ishin bërë ndryshimet në Kodin Penal dhe ai u akuzua për vrasje me paramendim, që parashikohej nga neni 78 dhe parashikonte burgim nga 15 deri në 25 vjet burg.

Pasi përfundoi dënimin për vrasje Dan Hutra u arrestua edhe dy herë të tjera për vjedhje banesash në Durrës. Më 7 dhjetor 2021 dhe më 1 shkurt 2022. Sipas nenit 134 të kodit penal, vjedhja e pasurisë dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Po kjo vepër penale, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 5 vjet.

Për të dyja këto raste, edhe pse përsëritës, edhe pse kishte kryer edhe krime më të rënda, Dan Hutra ka marrë dënime minimale. Aq minimale sa 4 muaj pasi kishte kryer vjedhjen e dytë, ai ishte i lirë, pasi më 16 qershor të vitit 2022 u arrestua sërish nga Policia e Tiranës.

Këtë herë ai dhunoi e kërcënoi bashkëjetuesen dhe familjen e saj. Dan Hutra e kishte kërcënuar familjen e Elena Hysës duke u kërkuar edhe paratë e fejesës. Në dosjen hetimore thuhet se Elena ka treguar disa episode ku është dhunuar fizikisht nga Hutra dhe se është trajtuar si skllave nga ana e tij.

Më pas përshkruhet se ai kishte besuar se fëmija që Elena priste nuk ishte i tij. E gjendur në këtë situatë, ajo është larguar nga banesa e tij duke shkuar tek prindërit e saj në Paskuqan.

Në dosje, tregohet se si Hutra kishte kërcënuar të atin e saj dhe duke i kërkuar paratë e fejesës. “Dua kokë njeriu, do shkojë gjaku deri në gju sepse vajza juaj më ka ikur nga shtëpia.”

Edhe pse një ngjarje mjaft e rëndë, edhe pse përsëritës e autor i krimeve edhe më të rënda, siç ishte vrasja e bashkëshortes, sërish ai u dënua minimalisht.

Dan Hutra fitoi lirinë dy javë më parë pasi përfundoi dënimin për akuzën e dhunës në familje.

Sipas vendimit të dhënë nga gjyqtari Gert Hoxha, 40-vjeçari u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, por përfitoi ulje me një të tretën për shkak se ndaj tij u aplikua gjykimi i shkurtuar.

U dënua përfunimishtr me një vit burg. Ai la ambientet e qelisë më 16 shkurt të këtij viti.

Referuar vendimit të gjykatës, autori i vrasjes së tri grave i kërkoi trupit gjykues që të jepte dënim minimal dhe të merrte parasysh që ai së shpejti do të bëhëj babai i një fëmije nga bashkëjetesa që kishte me Elenën.

Një tjetër rrethanë lehtesuese që paraqiti në gjykatë përmes avokatit të tij ishte edhe fakti që bashkëjtuesja dhe familjarët e saj hoqën dorë nga denoncimi për dhunën.

Tjetër argument që u pranua ishte edhe fakti që Hutra ka pretenduar se është personi i vetëm që duhet të kujdesej për nënën e tij të moshuar që hërë pas herë ka shfaqur edhe probleme shëndetësore.

Gjatë kësaj ai kërkoi ndryshimin e masës nga arresti në burg në detyrim paraqitje, por kjo kërkuesë u rrefuzua nga të dyja shkallët e gjykimit. Në përfundim të dënimit gjyqtari urdhëroi lirimin e Hutrës nga qelia në 16 shkurt pas përfundimit të dënimit, Dy javë pas lirimit nga burgu ndodhi ngjarja e së mërkurës. Vrasje e plagosje të paramenduara e të planifikuara nga autori Dan Hutra.

Dinamikën e ngjarjeve e shpjegoi në mbrëmje drejtori i Policisë së Tiranës, 6 orë pasi ato kishin ndodhur, kur autori ishte arrestuar.

“Në orën 12 e 15 minuta, autori Dan Hutra, në rrugën “Teodor Keko”, në afërsi të mbikalimit te “Pallati me shigjeta”, ka plagosur me thikë 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi.

Pas kësaj ngjarjeje ai është larguar me automjetin tip “Benz” me targa AA 531 UK, të cilin e kishte marrë me qira dhe rreth orës 12:35 minuta ka shkuar në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, te banesa e ish-bashkëjetueses së tij.

Ka plagosur me armë zjarri ish-bashkëjetuesen, Elena Hysa, 35 vjeçe dhe nënën e saj, Kujtime Hysa, 60 vjeçe.

Ndërsa ka vrarë me armë zjarri motrën e ish-bashkëjetueses, Mevlute Hysa 30 vjeçe dhe të fejuarën e vëllait të saj, Hasime Dafku, 26 vjeçe, e cila ishte shtatzanë.

Pas kësaj ngjarjeje, autori ka lëvizur në drejtim të rrugës “Abdyl Elmazi”, në rrugën e Arbrit, ka vijuar në rrugën “Besëlidhja”, Bathore dhe rreth orës 12:48 minuta ka ndaluar te banesa e familjes Kurti, ku ka vrarë me armë zjarri shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe. Për plagosjen e Marjana Gurakuqit, Policia është njoftuar rreth orës 13:40, pasi kishin ndodhur vrasjet”.

Autori i këtyre krimeve është arrestuar rreth orës 18:45, në afërsi të Sharrës në Kombinat. Ndërsa është sekuestruar edhe arma kallashnikov qe e ka përdorur për krimet.

Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, pasi përmend skedën kriminale të autorit Dan Hutra, ndalet edhe tek puna e policëve në terren.

Punën që ata kanë bërë pas daljes nga burgu të këtij personi, pasi është detyrë e tyre që të trokasin në dyert e familjeve që ai ka kërcënuar dhe ka pasur konflikt. T’i monitorojnë në mënyrë që të parandalojnë një krim të mundshëm, që në fakt nuk e parandaluan.

DESHMIA E AUTORIT

Dan Hutra ka treguar përgatitjet  dhe gjithë dinamikën për vrasjen e tre grave dhe plagosjen e 3 të tjerave mesditën e së mërkurës. Ai është pyetur dhe ka pranuar të gjitha krimet por pa shfaqur në asnjë moment pendesë.

Personi i parë që ishte  në shënjestrën e Hutrës ishte Marjana Gurakuqi me të cilën pretendon se ka pasur lidhje intime 15 vite më parë dhe në të njëjtën kohë e akuzon për një borxh prej 80 mijë euro.

“Në fillim shkova tek Marjana Gurakuqi, të cilën e kam pasur të dashur 15 vite më parë. Më pas kam ikur në Gjermani dhe u këtheva me 80 mijë euro, qe ia dhashë Marjanës në mirëbesim që të mi ruante. Kur erdha nga Gjermania ajo më tha se ishte martuar dhe lekët nuk i kishte më. Paastaj i kërkova disa herë që të më kthente shumat e parave por ajo nuk e bëri. Për këtë shkova që ta vras, e kam goditur disa herë me thikë dhe kam ikur”.

Dyshimet se ish-bashkëjetuesja e tij Elena Hysa e kishte tradhëtuar dhe fëmija nuk ishte i tij, e shtynë Hutrën që të shkonte në banesën e e ish-bashkëjtueses për të vrarë atë dhe babain e saj.

“Jam nisur për në banesën e Elenës. Doja ta vrisja sepse unë i kërkova disa herë që të bënte AND-në e fëmijës, edhe nga burgu i kisha dërguar mesazhe, por ata nuk pranuan. Pasi shkova në banesë kam qëlluar me thikë dhe me armën që kisha me vete.”

Më tej 40-vjecari  ka treguar se është larguar për të kryer një tjetër vrasje këtë radhë ndaj familjes së Vladimir Kurtit me të cilin është konfilktuar në qeli.

“Unë ika më pas për në banesën e Vladimir Kurtit. Me të pata konflikte dhe e kisha paralajmëruar se do i bëja diçka të afërmve të tij. Në banesë gjeta një vajzë që e pyeta se kush ishte dhe çfarë e kishte Vladimirin. Kur më tha se e kishte vëlla, e qëllova me armë”.

Në gusht të vitit 2019, Vladimir Kurti është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Tiranës, i shpallur fajtor për grabitjen dhe vrasjen e pronarit të një marketi në zonën e Kamzës. Ngjarja ka ndodhur në prill të vitit 2018. Ndërkohë bashkëpunëtori i tij, Ruxhi Hoda u dënua me 26 vite burg.

Sipas prokurorisë së Tiranës, Vladimir Kurti ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të viktimës Agim Buci. Gjithashtu në këtë ngjarje u plagos rëndë edhe bashkëshortja e tij, Rita Buci në tentativë për të larguar autorët e grabitjes. I pranishëm në biznesin e familjes Buci ishte edhe djali i mitur 6 vjeçar. Në fund ai ka rrëfyer për hetuesit se lëvizi me makinën që kishte marrë me qera drejt Kombinatit për të kryer edhe vrasjen e fundit.

“Unë jam larguar më pas për në Kombinat, ku kisha planifikuar edhe një vrasje tjetër. Rrugës më ka rënë sheqeri dhe ndalova në një dyqan për të blerë ujë. Aty pashë që në televizor ishte fotoja ime, në një ekran. Fëmija që ishte në market më duket se më ka njohur, por unë nuk e vrava. Vazhdova rrugën për në vendin ku do realizoja vrasjen tjetër. Vendosa të rrija i fshehur dhe vrasjen ta bëja në mëngjes.”

Në kodrën e Sharrës ai ka pritur duke pirë cigare, se kur do të shfaqej objektivi i radhës, Rrahman Sela. Hutra e akuzon Selës se i ka dhënë armën personit që i qëlloi për vdekje të atin, Riza Hutrën, 23 vite më parë në Durrës. Në fakt autor i kësaj ngjarje ishte nipi i viktimës, djali i motrës.

Duke qenë se jetonte afër me shtëpinë e Rrahman Selës, familjarët, përfshirë edhe Dan Hutrën patën dyshime se autori kishte shkuar në shtëpinë e tij dhe ishte pahisur me armë. Por nëse e ka marrë pa dijeninë e tyre apo ia ka dhënë vetë Sela, kjo nuk është e qartë. Megjithatë Dan Hutra e fajësonte Selën për këtë çështje. Kur efektivët e Komisariatit nr.6 dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë e rrethuan, ai u dorëzua.

Të gjitha këto janë krime që mund të ishin parandaluar nëse gjatë gjykimeve për krime të mëparshme Dan Hutrës nuk do i krijoheshin lehtësira ligjore.

Profili i autorit

Autori i këtyre ngjarjeve të rënda, fillimisht u dyshua se mund të kishte problem mendore. Por drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj u shpreh se nuk kishin konstatuar ndonjë çregullim psikik të tij. Ndërsa sa i përket tipologjisë dhe kategorisë që i përket Dan Hutra, nisur nga krimet që ka realizua, eksperti kriminalist Ervin Karamuço, e kosnideron atë pjesë të një katergorie feminicide që targeton vetëm femra.

Sistemi, përgjegjës për të vënë drejtësi, po bën padrejtësi duke riaktivizuar kriminelë, të cilëve u jep dënime minimale. Duke krijuar lehtësira ligjore e duke pranuar gjykim të shkurtuar si në rastin e Dan Hutrës.

How many more murders does a man have to commit to get the punishment he deserves? Maybe this time Dan Hutra is no longer forgiven by the system, but no one is sure that this same system could have produced or will produce other killers like him. Let's hope this is the last.

/The show "Our Things"


Video