Is this police force professional and capable of handling violen...
/ 2026-10-16 18:54:07Focus

Në rrugën “Aleksandër Moisiu”, shtetasja A. M., 21 vjeçe, duke drejtuar mjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Aksidenti ka ndodhur përballë Policisë Rrugore, në zonën e Kinostudios.
Mësohet se e reja, në rrethana të paqarta është përplasur me makinat e parkuara që ndodhen në anë të rrugës, e më pas mjeti i saj ka përfunduar i përmbysur në mes të rrugës.