Aksident i rëndë në Gramsh/ Përplasen dy automjete, ka të plagosur!

2026-11-10 10:51:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident i rëndë në Gramsh/ Përplasen dy automjete, ka

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në territorin e Bashkisë Gramsh, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të dëmtuar.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe aktualisht po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Bashkiak të Gramshit.

Nga përplasja, të dyja automjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale, kryesisht në pjesën e përparme të tyre, çka dëshmon për forcën e përplasjes.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për të dokumentuar rrethanat e aksidentit, si dhe për të përcaktuar shkakun dhe përgjegjësinë e drejtuesve të mjeteve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Video