Ekskluzive/ Këta janë të arrestuarit Edison Korra dhe Orest Balla, u paraqitën si Taulant Balla dhe i kërkuan 100 mijë euro Armando Dukës! (Foto)

28 September 2026, 12:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ekskluzive/ Këta janë të arrestuarit Edison Korra dhe Orest
Taulant Balla/ Te arresuarit per mashtrim: Edison Korra, 24 vjeç dhe Orest Balla, 23 vjeç/ Armando Duka

Edison Korra, 24 vjeç dhe Orest Balla, 23 vjeç, janë arrestuar në Tiranë pasi janë përpjekur të mashtrojnë kreun e FSHF, Armand Dukën, për t’i marrë 100 mijë euro.

Dy të arrestuarit kanë komunikuar me Armand Dukën, duke iu prezantuar si Taulant Balla, me qëllim përfitimin e 100 mijë eurove në kriptovaluta.

Biznesmeni e ka kuptuar se bëhej fjalë për një tentativë mashtrimi dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

Gjatë komunikimit me autorët, Duka u ka thënë se nuk merrej me transaksione të tilla dhe i ka orientuar që të lidheshin me djalin e tij, pasi, sipas tij, ai merrej me këto çështje.

Në telefonin e dy të arrestuarve ka komunikuar më pas një agjent i infiltruar i policisë, i cili është prezantuar si djali i Armando Dukës.

VoxNews ka siguruar  fotot e dy të rinjve, Edison Korra, 24 vjeç dhe Orest Balla, 23 vjeç që tentuan të mashtrojnë, presidentin e FSHF-së Armando Dukën, në emër të deputetit, Taulant Balla .

Ekskluzive/ Këta janë të arrestuarit Edison Korra dhe Orest
Edison Korra/ Orest Balla

Agjenti u ka bërë të ditur mashtruesve se paratë nuk mund t’i dërgonte në kriptovaluta, por do t’ua dorëzonte në cash.

Dy autorët kanë pranuar dhe i kanë kërkuar që paratë t’ua dorëzonte në Elbasan. Policia ka organizuar më pas operacionin për kapjen e tyre në flagrancë.

Në momentin e dorëzimit të shumës së parave, efektivët kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar dy të rinjtë. Njëri prej tyre ka tentuar të largohet me vrap, por është ndjekur dhe kapur nga efektivët e policisë.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër tentativë për të përfituar shuma të mëdha parash, nëpërmjet mashtrimit në platforma komunikimi online.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Operacionale”, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një 64-vjeçari, mbi dyshime për mashtrim në platformë komunikimi online, finalizuan operacionin e koduar “Seen”, gjatë të cilit u kapën në flagrancë, kur po i merrnin 100 000 euro kallëzuesit, dhe u vunë në pranga shtetasit E. K., 24 vjeç dhe O. B., 23 vjeç.

Nga hetimet e kryera me metoda speciale, me qëllim zbardhjen e plotë të autorësisë dhe rrethanave të këtij rasti, dyshohet se këta shtetas kanë komunikuar me 64-vjeçarin, nëpërmjet një profili të rremë në një rrjet social.

Profili ishte aktivizuar me të dhënat e një të njohuri të 64-vjeçarit, me qëllim mashtrimin e tij.

Hetimet vijojnë me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016



Video