“Duan të eliminojnë Trumpin”/ Mossadi paralajmëron CIA-n, “izolohet” presidenti!

15 Nëntor 2026, 12:33Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Duan të eliminojnë Trumpin”/ Mossadi paralajmëron
Donald Trump

Inteligjenca izraelite ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara për një komplot të dyshuar iranian që synon eliminimin e presidentit Donald Trump dhe disa prej zyrtarëve më të lartë të administratës amerikane.

Sipas informacioneve të përcjella nga Mossadi, Teherani dyshohet se po përgatit sulme me dronë të pajisur me eksplozivë, duke shkaktuar alarm në strukturat amerikane të sigurisë.

Gazeta izraelite Israel Hayom, duke cituar zyrtarë të lartë izraelitë dhe amerikanë, raporton se Mossadi i ka dorëzuar Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA) informacione specifike lidhur me planet e dyshuara të Iranit.

Sipas raportimit informacionet janë shkëmbyer pasi vetë agjencitë amerikane të inteligjencës kishin kërkuar ndihmën e homologëve izraelitë për të vlerësuar kërcënimet e mundshme ndaj presidentit dhe anëtarëve të administratës së tij.

Në qendër të paralajmërimeve është përdorimi i mundshëm i dronëve të ngarkuar me eksplozivë për të goditur objektiva të rëndësishëm amerikanë, përfshirë presidentin Trump.

Informacionet e raportuara kanë nxitur shqetësime në Uashington, ku, sipas gazetës izraelite, janë marrë masa shtesë për mbrojtjen e drejtuesve më të lartë të shtetit.

Disa zyrtarë të administratës amerikane thuhet se janë zhvendosur në ambiente me siguri të lartë, ndërsa presidenti Trump raportohet se ka reduktuar paraqitjet e tij publike si masë paraprake.


Video