E pazakontë/ SHBA-të anulojnë nisjen e fluturimeve në të gjithë vendin. Të gjithë avionët në tokë

13 Nëntor 2026, 23:48Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E pazakontë/ SHBA-të anulojnë nisjen e fluturimeve në

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara, ku autoritetet kanë urdhëruar pezullimin në shkallë kombëtare të të gjitha fluturimeve në nisje, për shkak të problemeve serioze në sistemin e komunikimit të kontrollit të trafikut ajror.

Administrata Federale e Aviacionit tha se e mori vendimin për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme dhe për arsye sigurie.

Ndërsa Sekretari i Transportit Shon Dafi tha se bëhej fjalë për një problem në komunikimin në kullat e kontrollit të trafikut ajror.

Pak para vendimit, autoritetet pezulluan gjithashtu trafikun ajror në Çikago, ndërsa fluturimet ndërkombëtare në ulje do të trajtohen rast pas rasti.

Ky është pezullimi i dytë kombëtar i të gjitha nisjeve që prej sulmeve të 11 shtatorit 2001, pas një rasti të ngjashëm në janar 2023, kur ndalimi zgjati më pak se dy orë, për shkak të problemeve teknike.


Video