
Pavarësisht furtunës që çoi në dorëheqjen e shefit ekzekutiv të gjigantit Nvidia, Jensen Huang, inteligjenca amerikane nuk ka ende prova se partnerja e tij kineze është spiune e Pekinit.
Shërbimet sekrete po hetojnë natyrën e lidhjes mes tij dhe Alice Huang, drejtuese e lartë e kompanisë Megaspeed me bazë në Singapor.
Skandali shpërtheu pas zbulimit të tre lidhjeve jashtëmartesore të kreut të Nvidias, çka e detyroi të largohej nga detyra.
Kjo krizë shkaktoi një tërmet në bursë, duke fshirë mbi 400 miliardë dollarë nga vlera e kompanisë që nga fillimi i javës.
Për të sqaruar rreziqet e sigurisë kombëtare, Jensen Huang dhe Sekretari i Tregtisë, Howard Lutnick, do të dëshmojnë para Kongresit amerikan në dhjetor.
Uashingtoni dyshon se firma në Singapor dhe Malajzi po përdoren si ura kalimi për t’i furnizuar Kinës çipa të avancuar të inteligjencës artificiale.
Drejtimin e përkohshëm të Nvidias e mori drejtoresha e financave, Colette Kress, ndërsa presidenti Donald Trump përmes një postimi në Truth propozoi shefin e Apple, Tim Cook, si pasuesin e duhur.