Franci Canaj është pronari i ’Check Company’, kompanisë së sekuestruar tashmë nga Prokuroria e Posaçme në vijimësi të hetimeve për dosjen e grupit të Çopjave të Elbasanit.
Nën sekuestro janë vendosur edhe 25 makina, prej të cilave 24 automjete Volkswagen (modeli Ioniq5 dhe ID3, ID4 ) dhe 1 Toyota (modeli bZ3).
Franci Canaj është kunati i Ervis Çelës dhe emër i njohur për policinë. Në qershor 2025, ai u vu në pranga në Tiranë për plagosjen e rëndë të taksistit Gerald Hoxha.
Më 9 prill të vitit të shkuar, mes tyre kishte ndodhur një sherr për një vend parkimi. Ndërsa në vitin 2016, Franci Canaj ka qenë i arrestuar në Itali për prostitucion.

Ai, bashkë me 3 të tjerë, shfrytëzonin 10 vajza në Torino si prostituta. Ato rriheshin e poshtëroheshin kur nuk arrinin të ardhurat ditore që u ishin vendosur si kufi.
Vajza jetonin në kushte të rënda dhe dhunoheshin si fizikisht e psikologjikisht.
Paralelisht, mbillnin edhe kanabis me paratë që përfitonin nga shfrytëzimi i vajzave. Asokohe, policia italiane sekuestroi 4 mijë bimë me vlerë disa milionë euro.