Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protestat që po mbahen në kryeqytet dhe dhunën e ushtruar nga Policia e Shtetit ndaj protestuesve.
Ai ka shënjestruar prokurorin e Tiranës, Arbër Berexha që ka liruar një ditë më parë protestuesit. Sipas Ballës, ky prokuror njihet për lidhjet e tij politike me PD-në.
Po ashtu i ka tërhequr vëmendjen kreut të ILD-së, Artur Metani, për këtë rast.
“Një prokuror i Tiranës që dihet për lidhje politike me anëtarë të PD-së, i cili me një të rënë të lapsit pushon çështjen. Nuk di nëse Inspektori i Lartë i Drejtësisë është në detyrë apo shpresoj të jetë në detyrë”, tha Balla.
Kujtojmë se një ditë më parë prokurori Arbër Berexha ka urdhëruar lirimin e protestuesve duke thënë se arrestimet janë të paligjshme.