Me çfarë ngrohen shqiptarët? Ndarja sipas qarqeve, energjia elektrike në vendin e dytë

28 November 2023, 09:22Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Me çfarë ngrohen shqiptarët? Ndarja sipas qarqeve, energjia

Ditët e acarta që prekën vendin tonë sollën dhe një herë në vëmendje mënyrën se si e përballojmë atë. Cilat mënyra përdorim më shumë për tu ngorhur? Drutë e zjarrit dhe qymyri duket janë burimi kryesor i ngrohjes për familjet shqiptare. Të dhënat e fundit të disponueshme nga INSTAT tregojnë se është gati gjysma e familjeve që përdorin sobat për ngrohjen e banesave të tyre, ndërkohë që energjia elektrike renditet në vendin e dytë me 43.8% të familjeve.

Më pak e përhapur është ngrohja me gaz, të cilën e kanë zgjedhur vetëm 6.2% e njësive ekonomike familjare, teksa numri i atyre që zgjedhin naftën dhe gasoilin është thuajse i papërfillshëm.

Burimet e ngrohjes ndryshojnë sipas qarqeve dhe kryesisht janë qarqet më të varfra, ku druri përzgjidhet si alternativë ngrohjeje. Sipas INSTAT Kukësi dhe Dibra janë 2 qarqet që përdorin më së shumti këtë burim ngrohjeje, me nga 96% të familjeve.

Ndërkohë që, situata është e ndryshme në Tiranë dhe Vlorë, ku është regjistruar përqindja më e lartë e përdorimit të energjisë elektrike si burim kryesor i ngrohjes me respektivisht 68.9% dhe 59% të familjeve. Përqindjet më të larta të familjeve që përdorin gazin si burim kryesor të ngrohjes janë regjistruar në qarkun Durrës, me 12,0%.

Gjithsesi, një sërë studimesh në vendin tonë kanë vlerësuar se sfidë mbeten kostot e larta për përballimin e ngrohjes, ndërsa shumë familje rrezikojnë të bien në varfëri energjetike. Një studim me 650 familje të zonave rurale në 12 qarqe të vendit, i realizuar nga qendra EDEN tregoi se 81.5% e familjeve shqiptare e kanë të vështirë për të paguar faturat e energjisë elektrike.

 


Video