Bordi i Transparencës është mbledhur sërish ditën e sotme, ku ka ndryshuar çmimin e karburanteve.
Çmimi i naftës është ulur me 3 lekë, ku nga sot do të tregtohet me pakicë me 197 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë me 185 lekë/litër.
Ulje me 1 lekë ka pësuar edhe çmimi i benzinës, ku nga sot do të tregtohet me pakicë me 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë me 177 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i gazit do të jetë 69 lekë/litri dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet. Ndërsa çmimi i naftës për peshkim është vendosur 103 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot, datë 2 Shkurt, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.