Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një hoxhë që duket sikur e kanë gjetur në kazanin e plehrave paska share a nëmur Kastriot Myftarin. Kjo ka mjaftuar që turmat t’ju sulen myslimanëve.
Ky hoxhë apo ca të çakërdisur që i ngjajnë, nuk përfaqëson gjithë ithtarët e Muhamedit. Sikurse priftërinjtë që zbulohen se kanë abuzuar seksualisht me fëmijë nuk përfaqësojnë krishtërimin. Ndaj merreni shtruar.
Mesa di unë sot myslimanët e Shqipërisë u çuan të shkojnë në punë, të çojnë fëmijët në shkollë, të vrasin mendjen ku do të gjejnë lekë për karburant dhe bukën e përditshme e ca prej tyre edhe të falen si ditë e premte që është. Pak, për të mos thënë aspak prej tyre kanë vrarë mendjen çfarë ka thënë hoxha.