Voxnews prej kohësh ka fituar besimin e lexuesve dhe ndjekësve të tij përmes analizave, editorialeve, investigimeve, lajmeve të ditës nga politika, aktualiteti, rajoni bota e showbizz, apo edhe përmes rubrikës satirike, Patronazhisti.
Provë e këtij besimi janë me mijëra vizitorë që çdo ditë kanë zgjedhur Voxnews.al si burim të parë të informimit dhe tashmë ky besim certifikohet edhe nga organizata e mirënjohur ndërkombëtare, Reporterët pa Kufij.
Në të gjitha lajmet e investigimet, që lexuesit do të kenë mundësi që të lexojnë në faqen Voxnews.al do të shfaqet edhe logoja e JTI-së, që është një shenjë garancie që përmbajtja është në përputhje me standardet më të larta të gazetarisë, si në aspektin e besueshmërisë, ashtu edhe në atë të cilësisë së artikujve.
Voxnews është bërë zyrtarisht pjesë e nismës për gazetari të besueshme, e iniciuar nga Reporterët pa kufij (RSF), është zhvilluar nga një panel prej 130 ekspertësh ndërkombëtarë nën kujdesin e Komitetit Europian për Standardizim.
Pjesë e nismës janë bërë deri më tani pak më shumë se njëmijë media në mbi 80 vende të botës. Numri relativisht i ulët në një botë me miliona portale tregon përmasat e vlerësimit që ka marrë Voxnews, si një ndër tre mediat e vetme shqiptare të certifikuara nga Reporterët pa Kufij.