Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim për pastrim parash.
Carapuli është shoqëruar nga avokati i tij, por gjatë daljes nga prokuroria e Posaçme nuk ka pranuar të flasë për mediat.
Pandeli Carapuli sipas dosjes së SPAK është biznesmeni i lidhur me ish-zv.kryeministren Belinda Balluku.
Kjo e fundit ka përfituar një banesë nga Pandeli Carapuli që sipas SPAK duhet se është dhënë në këmbim të një tenderi të përfituar nga Balluku në kohën kur kjo e fundit drejtonte AlbControll.
Kujtojmë që një ditë më parë, Prokuroria e Posëame Anti-korrupsion ka bërë të ditur se i ka komunikuar akuzat ish lojtarit të Kombëtares, Igli Tare, ky i fundit sipas SPAK fshehu ne emrin e tij vilën luksoze të Belinda Ballukut në zonën e plazhit të Dhërmiut.
Pronari i vilave në kompleksin "Withe Rock" është Pandeli Carapuli.