VIDEO: Skena e krimit ku u vra bosi i mafias greke

14 January 2024, 21:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO: Skena e krimit ku u vra bosi i mafias greke
Skena e krimit ku u vra mafiozi grek

Kjo që shihni në videot më poshtë është skena e krimit që lanë pas vrasësit, teksa ekzekutuan në mes të Athinës një nga zërat më të përfolur të botës së krimit në shtetin fqinj.

Viktimë mbeti Vangjelis Zabunis, i cili u ekzekua në Athinë gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës.

Ndërsa në trupin e viktimës u gjet edhe një pistoletë Glock, mirëpo goditja e papritur bëri që Zabunis të mos kishte asnjë shans për t’i përdorur armët për t’u vetëmbrojtur.

Pavarësisht se viktima ishte duke lëvizur me një “BMË” të blinduar, kjo nuk ka qenë pengesë për ekzekutorët, të cilët kanë përdorur plumba blindshpues kallashnikovi penetruar në xhamin e blinduar dhe lënë kapobandën greke të vdekur në vend.

97 gëzhoja janë gjetur në vend ngjarje deri tani. Dyshohet se ekzekutorët kanë përdorur 3 armë të ndryshme. Të paktën 2 kallashnikovë (2 u gjetën në makinën e djegur të autorëve) dhe një pistoletë 9mm. Por dyshohet se armët mund të jenë edhe më tepër dhe autorë kanë pasur mbështetje nga një automjet dhe një motoçikletë. Po ekzaminohen pamjet filmike nga zona ku u gjet i vrarë viktima si dhe të bizneseve nga ku kanë kaluar autorët.

 

 

 


Video