VIDEO-SKANDALI në Kukës, ja çfarë bëjnë "çunat e Londrës" me PISTËN e aeroportit “ZAYED”!

28 October 2025, 09:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO-SKANDALI në Kukës, ja çfarë bëjnë
FOTO: Aeroporti i Kukësit për "çunat e Londrës"

Aeroporti i Kukësit, ndërtuar për të pritur fluturime ndërkombëtare, po përdoret për një qëllim krejt tjetër: gara makinash luksoze për "çunat e Londrës".

Pista, që prej më shumë se dy vitesh nuk pret më asnjë fluturim pasagjerësh, mbushet me makina të fuqishme si Ferrari, Lamborgin, Porch etj, që u panë duke bërë xhiro dhe gara në pistën tashmë të heshtur për avionët.

Ky aeroport, i inaugurua me bujë si një projekt i madh për zhvillimin e veriut, ka qëndruar jashtë funksionit për shkak të mungesës së fluturimeve të rregullta dhe interesit të ulët nga kompanitë ajrore.


Përdorimi i pistës si vend garash ka ngritur sërish pyetje mbi funksionin dhe menaxhimin e këtij investimi publik, ndërsa banorët shprehen të zhgënjyer që aeroporti i premtuar si “derë për emigrantët”, sot është kthyer në atraksion për makina luksoze./Voxnews



Video