VIDEO / Shemben vilat trekatëshe në luginën e Valbonës, Rama thirrje ndërtuesve ilegalë: Ndaluni

1 October 2025, 18:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO / Shemben vilat trekatëshe në luginën e Valbonës, Rama
Shembjet në Valbonë

Disa ndërtime të paligjshme janë shembur nga IKMT në Parkun Kombëtar të Valbonës.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga aksioni i shembjeve, ku shihen ndërtesa të larta deri në tre apo katër kate të ngritura në një nga zonat më piktoreske të vendit dhe të mbrojtur me ligj.

Rama i bën thirrje ndërtuesve ilegalë ta ndalojnë këtë “sport të ulët”, pasi jo vetëm shpenzojnë paratë kot, por tashmë do përballen edhe me “pasoja të rënda”.

Reagmi i Ramës:

Operacioni kundër antiligjit në ndërtim shtrihet edhe në Parkun Kombëtar të Valbonës

U them të gjithë atyre që e vazhdojnë këtë “sport” të ulët, në hapësirat publike të qytetit, në bregdet a në male, NDALUNI

Është e kotë, vetëm do të humbni lekë e kohë dhe pas vendimeve më të fundit të qeverisë, do të përballeni me pasoja të rënda


Video