Video/ Kamioni i kompanisë "Geci" përplas për vdekje të moshuarin në Durrës!

9 September 2026, 15:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video/ Kamioni i kompanisë "Geci" përplas për vdekje
Durrës, në lagjen 8

Një aksident i rëndë ka ndodhur me datë 5 shtator 2026 në Durrës, në lagjen nr. 15, ku një kamion përplasi për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë.

Viktima ishte shtetasi S. M 70 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Pamjet e mëposhtme tregojnë kamionin e kompanisë "Geci" shpk që ka përplasur për vdekje të moshuarin.

Policia ishte kujdesur që njoftimin ta vendoste në buletinin ditor dhe në web për të shmangur "keqkuptmet" nga mediat.

Njoftimi i policisë:

Në Durrës,  në lagjen nr. 15, Durrës, një  kamion me drejtues shtetasin U. D., ka aksidentuar një shtetas që lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi S. M., 70 vjeç, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i kamionit, shtetasi U. D., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Video