Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Protesta e 24-t kombëtare kundër projektit në Zvërnec, e cila po mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka nisur me incidente.
Një i moshuar ishte ulur në karrigen ku zakonisht mbajnë fjalime personat që flasin. Ai ka qëndruar i ulur për disa minuta, ndërsa fillimisht protestuesit i kanë kërkuar të çohet, pasi do të nisnin fjalimet, por i moshuari ka refuzuar të ngrihet.
Kjo ka bërë që protestuesit e tjerë ta ngrenë me forcë. Pasi u ngrit, i moshuari është larguar nga vendi ku do të mbahej fjalimi dhe iu drejtua efektivëve të policisë.