Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Pak më shumë se një orë na ndan nga protesta e opozitës, teksa institucionet kryesore tashmë janë vendosur nën ruajtjen e forcave të shumta policore.
Pas Kryeministrisë, godina e Bashkisë së Tiranës dhe ajo e Parlamentit janë rrethuar nga qindra policë, por pranë tyre janë vendosur edhe ambulanca si dhe zjarrfikëse.
Në këtë protestë që kreu i PD-së Sali Berisha e cilëson si një “betejë jetë a vdekje”, nuk përjashtohet mundësia të ketë edhe incidente.
Janë mbi 1500 policë që do të angazhohen gjatë mbajtjes së protestës, e cila nuk ka një skenar të qartë dhe një orar përfundimi.