VIDEO / Aksident i rëndë te Qafa e Koshovicës në Fier, tre të plagosur

8 August 2025, 20:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO / Aksident i rëndë te Qafa e Koshovicës në Fier, tre
Aksidenti te Qafa e Koshovicës në Fier

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e quajtur Qafë Koshovicë, ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Në mjet ndodheshin katër persona, nga të cilët tre kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.


Video