U gjet anash rrugës e aksidentuar dhe e braktisur, ndërron jetë në spital gruaja në Fier!

25 November 2024, 19:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U gjet anash rrugës e aksidentuar dhe e braktisur, ndërron jetë
Fier

Një grua ende e paidentifikuar ka humbur jetën në spital, pasi u gjet e aksidentuar anash rrugës në aksin “Fier-Lushnjë”.

Sipas policisë, ajo u transportua me ambulancë në spitalin rajonal të Fierit, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetases dhe të automjetit që ka shkaktuar përplasjen me pasojë vdekjen e shtetases ende të paidentifikuar.


Video