Trupi i 65-vjeçarit iranian që ndërroi jetë në kamp dërgohet për autopsi (FOTO)

20 June 2023, 16:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Trupi i 65-vjeçarit iranian që ndërroi jetë në kamp
Protesta e MEK

Policia e Shtetit, për herë të parë, ka zbarkuar ditën e sotme në kampin e MEK në Durrës, ku janë të strehuar anëtarë të opozitës iraniane.

Me urdhër të SPAK, policia ka ushtruar kontrolle dhe burime bëjnë më dije se brenda kampit policia ka gjetur disa servera nëpërmjet të cilëve janë hackeruar disa institucione të huaja.

Gjatë kontrollit, policia është hasur me rezistencën e muxhaedinëve, të cilët edhe protestuan, duke larguar nga kampi efektivët e policisë. Muxhahedinët ngrenë pretendimet se policia ka vrarë një anëtarë të komunitetit të tyre, por MB mohon që gjatë operacion të ketë pasur të vdekur dhe dyshohet se burri, rreth 65 vjeç të ketë ndërruar jetë nga arresti kardiak.

Burime për mediat pohojnë gjithashtu se dyshohet se 65-vjeçari të ketë humbur jetën nga ataku kardiak që para operacionit policor.

Ndërkohë trupi i pajetë i 65-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës, e cila do të përcaktojë edhe shkakun e vdekjes.

Trupi i 65-vjeçarit iranian që ndërroi jetë në kamp
Trupi i 65-vjeçarit dërgohet për ekspertizë

Video