Tre fëmijët e saj të vetëm në Durrës, babai: E panë nënën e tyre lakuriq, VIDEOT e tradhtisë i mbaj tu tregoj se kush është nëna e tyre!

16 January 2026, 13:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tre fëmijët e saj të vetëm në Durrës, babai: E
Blerina Basha

Babai i tre fëmijëve të cilët u gjetën vetëm në banesën e tyre në Durrës, ka rrëfyer se ka fakte që ish bashkëshortja e ka tradhtuar, madje pretendon se edhe fëmijë e kanë parë nënë e tyre lakuriq.

Ai shprehet se ish bashkëshortja e tij rrinte gjithë kohës në TikTok ku hynte edhe në live.

“Ajo rrinte tërë natën live në TikTok. I thoja fli se duhet të iki nesër në punë. Ajo ka ikur tre herë në Shqipëri, herën e fundit më tha do të iki sepse e kërkuan shoqet dhe shokët e saj. Nuk është e vërtetë historia e mbiemrit. Iu luta mos ik se nuk do kthehesh dot më. Isha kundër edhe ikjes në Gjermani, ishim të martuar. I thash të mos ikte sepse do dalin gjëra që do të ndahemi, më tha :Do iki! Mra borxh për të sepse i nisja lekë nga Shqipëria. Zbulova tradhtinë me foto dhe video sepse kishim një email të përbashkët. E kanë parë edhe fëmijët lakuriq. I kam ruajtur që në një të ardhmen fëmijët të dinë se kush është nëna e tyre”, tha ai./bw


Video