Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit dhe shpërndan turmën pas mesnate

5 July 2026, 08:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit.

Policia ka ndërhyrë me makinën e ujit në përpjekje për të shpërndarë turmën. Përplasja krijoi tensione dhe bllokimin e rrugëve në ketë zonë.

Pas përfundimit të protestës së 35-të para Kryeministrisë, një grup protestuesish marshoi drejt Komisariatit Nr. 3, ku mbahen disa nga personat e arrestuar pas incidenteve të ndodhura gjatë protestës së së martës para Parlamentit. Protestuesit kërkuan lirimin e tyre, ndërsa situata u tensionua për disa minuta përpara godinës së komisariatit.

Rreth orës 00:30, protesta para Komisariatit Nr. 3 u shpërnda. Pas ndërhyrjes së forcave të policisë me makinën e ujit, protestuesit u larguan nga zona.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Xhoi Malësia (@xhoimalesia)


Video