“Sterilizimi”/ Ish-ministri i Shëndetësisë: I referoheni çështjes “Ilir Beqaj dhe të tjerët”, unë jam i fundit në radhë

21 May 2025, 13:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Sterilizimi”/ Ish-ministri i Shëndetësisë: I
Ilir Beqaj

Seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme kundër ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, solli zhvillime të reja sot, me ndryshimin e trupës gjykuese.

Gjykata njoftoi largimin e gjyqtarit Ardit Mustafaraj nga çështja, duke zëvendësuar trupën gjykuese me një treshje të re të përbërë nga Bib Ndreca (Kryesues), Elsa Ulliri (Gjyqtare), Flora Hajredinaj (Gjyqtare).

Gjatë seancës, Ilir Beqaj theksoi se në opinionin publik ka pasur për vite një “keqkuptim dhe keqperceptim” lidhur me çështjen: “Kjo nuk është çështja e sterilizimit dhe as koncesioni i sterilizimit. Është sterilizimi i instrumenteve kirurgjikalë. Gjykata duhet t’i referohet në këtë mënyrë”, tha Beqaj, duke sugjeruar që termi "Sterilizim" përdoret gabimisht dhe në mënyrë të deformuar në publik.

Përballë kësaj deklarate, gjykata sqaroi se nuk i është referuar dosjes me një titull të tillë: “Deri në këto komente, nuk i jemi referuar si 'sterilizim', madje nuk kemi vënë asnjë titull”, tha kryesuesi i seancës.

Beqaj shprehu shqetësimin e tij për mënyrën sesi është paraqitur çështja në publik: “Pse thuhet Ilir Beqaj dhe të tjerët? Unë jam i fundit në radhë. Këtu janë disa persona të tjerë. Është një lutje, jo kërkesë”, tha ai.
“Këta persona duket sikur janë këtu prej meje. Ndërkohë sterilizimi është vetëm një aspekt”.

Ish-ministri adresoi edhe një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj një avokati të caktuar që sipas tij nuk ka marrë pjesë në mënyrë aktive në proces: “Ky avokati që u largua kërkoi dy javë kohë për t’u njohur me dosjen, por nuk ka ardhur asnjëherë në IVEP Durrës për të më takuar. Doja të informohesha nga gjykata se kur ky zotëria ka ardhur këtu dhe ka lexuar dosjen”, u shpreh Beqaj.


Video