Gazetari Adriatik Doçi ka deklaruar se ka vendosur të ankimojë vendimin e prokurorit Alfred Shehu, i cili vendosi të mos nisë një procedim penal për padinë e tij, ku pretendon se dy prokurorët Klodian Braho dhe Ened Nakuçi kanë fshehur provat për ish-ministrin Arben Ahmetaj në lidhje me aferën e inceneratorëve, ku Klodian Zoto i ka paguar faturat e hoteleve luksoze.
I ftuar në emisionin Zona Zero në Top News, Doçi e ka konsideruar si të paprecedent këtë vendim dhe tha se se prokruroi Alfred Shehu nuk ka bërë asnjë lloj verifikimi dhe nuk ka marrë në pyetje askën, as atë vetë dhe as dy prokurororët e SPAK.
Gazetari deklaroi se vendimi u arsyetua mbi hetimin e përgjithshëm të inceneratorëve, ndërsa padia e tij, ishte vetëm për fshehjen e provave ndaj Ahmetajt. Sipas tij, hetimet tregojnë se Ahmetaj është iniciatori i kësaj afere.
"Prokurori Alfred Shehu vendosi mosfillimin e procedimit penal. Sot ankimova vendimin në Gjykatën e Posaçme ishte i paprecendet. Nuk kemi të bëjmë me devijim të hetimeve, por me shkatërrim të provave.
Për të njëjten akuzë Koka dhe Bllako janë në burg ndërsa njëri po shijon jetën në alpet e Zvicrës. Përgjigja e Alfred Shehut duhet të ishte a ishin këto fakte në kompjuterin e Kloodian Zotos, ai nuk tha gjë, por u justifikua me faktin se janë ndarë në dy procedime penale.
Procedimi është ndarë në shtator të këtij viti, ndërsa provat e reja janë gjetur që në Mars të këtij viti. Pasi janë njohur me provat, e kanë ndarë në dy procedime dhe Ahmetajn nuk e kanë futur askund, ministrinë që ka drejtuar Ahmetaj nuk e kanë futur.
Këtyre u ka plasur bomba në duar në sytë e opinionit publik, që këta fshehin provat. Akuzat ja u kanë veshur dy zyrtarëve dhe kanë shpëtuar të tjerët. Por vetëm këta janë, këtë histori ata dy e kanë bërë? Hetimet tregojnë se iniciatori i kësaj afere është Arben Ahmetaj. Unë kam ndjekur rrugën ligjore, e kam ankimuar me pretendimet e mia.
Nuk është bërë asnjë lloj verifikim mbi pretendimet. Të paktën të merreshin në pyetje dy prokuroroët e SPAK, se çfarë ka ndodhur me këto prova. Ata nuk më kanë marrë në pyetje as mua që kam bërë procedimin. Nuk është bërë asnjë verifikim, por është marrë në tërësi me hetimin e inceneratorëve, por ndërkohë unë nuk kam asnjë pretendim në lidhje me hetimet në përgjithsësi. Unë kam pretendime pse janë fshur këto prova.
Jam i vendosur t’i shkoj deri në Gjykatën e Lartë nëse do duhet. Të verifikohen nëse a janë të sakta këto pretendime dhe nëse është e vërtetë të mbajë përgjegjësi dikush, në fillim dy prokurporët dhe më pas Arben Ahmetaj.
Ta zëmë për një moment se këta prokurorët nuk i kanë parë këto prova, por tani që dolën, a duhet të ketë një nisje të një procedim penal. Por ka vetëm heshtje dhe kjo lë shumë vend për dyshime." deklaroi Doçi.