Sot Fitër Bajrami! Mijëra besimtarë myslimanë falin namazin në sheshin ‘Skënderbej’

10 April 2024, 07:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sot Fitër Bajrami! Mijëra besimtarë myslimanë falin namazin
Mijëra besimtarë myslimanë falin namazin në sheshin ‘Skënderbej’

Të gjithë myslimanët, në mbarë botën, festojnë sot Fitër Bajramin. Me rastin e kësaj ditë shumë të rëndësishme në kalendarin fetar mysliman, mijëra besimtarë shqiptarë, kryen faljen e namazit në “Sheshin Skënderbej”, Tiranë nën drejtimin e Kryetarit të KMSH, Bujar Spahiu.

Për besimtarët kjo ditë shënon shpërndarjen e lëmoshës, solidarizimin me të varfrit në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë. 

Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit, pas 30 ditësh agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit.



Video